ÇIRIMTARE
-Luftëtares ,Marije Shllakut-
-Në përvjetoein e Pavarësisë së Kosovës.
Lufto deri në fitore
Di të kapësh gjuhën e zotit
Bekimin e ke betejave
Nuk pyet më për vdekjen
Toka ta ruan një vend për varr
Në mbretërinë e kujtimeve të mija
Fjala e fundit e jetës sime të shtrejtë
Çdo mbrëmje kur yjet zbresin poshtë
E di,nga një betejë e paske fitue
Luftëtare sa lart më rri me ëndrrën për liri
Kurrë nuk vrave ata që e mëritojnë të vritën
Asnjëherë nuk u bëre Apokalipse e atyre që vranë lulet
Luftën mos e ndal deri në shfarosjen e ferrit
Secilën kohë merrma me vete si ushtari yt
Fjalën ta fal vetëm vdekja nëse me ndanë nga ti
Atëherë mbetësh emri im i skalitur në lapidary
Luftëtare e kam për nder mbesën ta pagëzoj
Kohën e dashurisë e nise me plumba për armikun
Fytyrën ta pikturoj me një mijë puthje të heroit të lirisë
Ti ma e bukur e detit dhe tokës që më fale jetën.
17 Shkurt 2018 17 shkurt 2021 AGIM DESKU
PS-Marije Shllaku një luftëtare ka ardh nga Italia,ku ishte kadete e Akademisë ushtarake dhe në Luftën e Çelisë më 1945 lufton heroikisht sebashku me 45 luftëtarë për Shqipërinë etnike,në luftën e pabrarabartë armikut sërbo-sllav i shkaktojnë humbje mbi 200 ushtarë të vrarë,dhe nga luftëtarët shqiptarë arrijnë të shpetojnë vetëm Ali Meta dhe Marije Shllaku,e cila duke mos e ditur rrugën në pabesi e zënë dhe e dërgojnë në Prizerën ku edhe e pushkatojnë.LAVDI LUFTËTARËS MARIJE SHLLAKU(Çelia është 500 m.afër shtëpisë se autorit të këtyre vargjeve)