Lola Musliaj Agaj

Babush !
Ti ke ditelindjen sot !
Gezofsh edhe 100 vite te tjera te shendetshme dhe te lumtura !
Ti e din qe je forca ime , optimizmi im !
Je gjithçka per mua babush !
E une kam mbet gjithmone ajo vajza e vogel qe ka nevoje per ngrohtesine tuaj !
E VARFUN
May be an image of Lola Musliaj Agaj
Në gëzimin tem mâ t’ madh
gjen vend mungesa juej
e ulun përballë,
n’ idhnimin tem mâ t’ madh
mendimet e gjejnë shtegun
për te ju,
e tymnajën e mërzisë ma largojnë
sa hap e mbyll sytë.
N’ arkën e pendesës ,
e stërmbushun me t’ pathana,
nuk du me shtu mâ
asnji peng a brengë tjetër.
Prandaj para se
fryma me m’ lanë
(se ju e dini
e kam fort me grat )
deshta me ju bâ me ditë
se Gjithçka kam,
por kjo zemër
âsht kaq e varfun
larg jush ,
të dashtun Prind !!!
@L.M.
“””””””””””May be an image of Lola Musliaj Agaj, outerwear, ambiente të jashtme dhe pemë
ORAKULL
Nji ditë
ke me u lodh prej meje
e bash njat herë
kjo zemër si shegë ka me më plas
e pikëllimi
tana hojet e lumtunisë
ka me m’i mbyll.
Por ty,
nji puhizë malli
hap mbas hapi ka me të ndjek,
tana poret ka me t’i pushtue,
e nën lëkurë ke me më pas,
krejt pa më dashtë,
krejt pa më dashtë ,
kur të lodhesh prej meje,
kur të lodhesh prej dashunisë teme…
@L.M.
“””””””””””””
NJI VEND KU ME RÂ
Shi,
furtunë…
Nëpër pemë
foletë dridhen prej frigës
se ku po bijn,
e unë si nji zog i pa fole,
dridhem veç kur e mendoj
se as unë nuk e kam
nji vend se ku me râ.
E n’ këtë buzëmuzgu
në nji pikël shiut t’ ndryeme
po e nisi frymën teme
për tek ti , Nanë ,
e ajo pikla krejt mâ afër teje
do t’ jem unë,
se Era ma ka premtu ;
ma lësho nji zâ nëse m’ke diktu !!…
@L.M..May be an image of 3 people, including Lola Musliaj Agaj, hair dhe people sitting
Gezuar 70 vjetorin e lindjes mami im i dashur !!
Te uroj nga larg edhe 100 vite te tjera sa me te shendetshme e te lumtura mes nesh !! Te dua shume !!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.