Pof:Shpresa Kapisyzi Rama

Nessuna descrizione della foto disponibile.

Kjo poezi është shkruar si sot 10 vjet më parë, ndërsa fluturoja përmbi re në pritje të ardhjes në jetë të nipit,
Potrebbe essere un'immagine raffigurante bimbo, sorriso e ospedale
Adrianit.

Potrebbe essere un'immagine raffigurante una o più persone, la Place de la Bastille e testo

Sot në 10 vjetorin e Tij, kërrusur nga pesha e gëzimit, lumturisë festuam, shëtitëm bashkë në sheshet, parqet e Parisit…
Takimi i parë
(Në pritje të ardhjes në jetë të nipit tim)
Prej muajsh pergatitesh të vish,
duke ndjekur fillin e dritës,
prej kaq kohësh
zbukurohem të të pres,
maskoj rrudhat, thinjat.
I gëzohem ardhjes, fluturimit të sekondave,
i numëroj me gishta, ikin sa ngadalë,
padurimi si meteor
dritëson në rrugën e bardhë.
Kur? Ku? Si? Në ç’orë, në ç’ditë
do më lësh takimin e parë?

“”””””””””””””””
Nën betonet eTiranës
Nën betonet e Tiranës
gëlojnë rrënjë bari të gjelbër
që kërkojnë diellin dritën.
E ndiejnë verën kur betoni
të merr frymën,
dimrin e ndiejnë minus më tepër,
betoni u jep mesazhet
e ndërrimit të stinëve…
Nën beton gëlojnë rrënjë
bari të gjelbër lulesh gjithëfarë
( thellë në zemër më dhemb).
Në plasat që koha pandalshëm
mjeshtërisht gdhend,
shpërthejnë sythe
që dridhen nën diell, në erë…
“”””””””””””
Më emocionoi së tepërmi dhe më ktheu në të largëtit vite shkrimi i diskutimit krijues për librin tim të parë “Ju ndjej pranë”, botuar në revistën “Nëntori”, që më nisi mikja ime Luljeta Germenji.
Dega e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Lezhës në bashkëpunim me Lidhjen e Shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë organizuan në Lezhë diskutimin krijues të vëllimit tim të parë “Ju ndjej pranë” me redaktore Iskra Thoma (viti 1979)
Në Lezhë nuk ish e lehtë të pranohej çdo lloj poezie. Ashtu si dhe sot… Ndaj reagimin e lexuesit e prisja me shumë ndrojtje, mëdyshje… Deri në atë vit kishin dalë me botimet e tyre poetike aq dinjitoze, që kishin tërhequr vëmendjen e lexuesit Rudolf Marku, Ndoc Gjetja, Agim Isaku, Silvana Gjebrea.
Në këtë diskutim të parë për poezinë time, ndjeva vlerësimin, inkurajimin, dashamirësinë, me të cilën më pritën, pjesëmarrësit e shumtë që mbushën sallën, si dhe diskutantët Rudolf Marku, i ndjeri Dedë Ndue Lazri, Agim Isaku, Besnik Mustafaj, Mark Simoni, të ndjerët Perikli Jorgoni, Hasan Petrela dhe Ramazan Vozga, si dhe Shpetim Mezini, që kish pergatitur një koncert aq të bukur me nxënësit.
Shkrimi në revistën “Nëntori” më solli shumë kujtime, emocione për botimin e librit të parë.
Thellë, brenda meje ka mbetur mirënjohja…
“””””””””Potrebbe essere un'immagine raffigurante il seguente testo "ITORI ARE ARTISTIKE 2/1980 55 TTa"Potrebbe essere un'immagine raffigurante testo
Potrebbe essere un'immagine raffigurante il seguente testo "edhe veçori tjetër te numri pervojen du- vargjeve ne ใน dashurisë diskutimit foli edhe qëndre- Trethit vjer- tjerë, dielli. dhe Artistëve pиnen këta jimeve Sh. Kapisyzit eshte thje- vijnë duhet Prandaj Kjo drejtë, figuracionit dhe Pasi shfaqjeje shumë, por dhe pret diskutantet disa me, edhe p.sh. cionit mit, errët unifor- figura- saj zhit, përpiqet që shmanget disi edhe farë roman- dhe Pastaj fund foli edhe poetesha Te Sh. cila falen- deroi dis- tyre beTa. violinës pionierit, drejtuar mësuesi Shpëtim Mezini, program të bukur me pjesë zgjedhura.. edhe jetën tonë pasur, të nxitet jeta gjallë dhe kështu Te siguri «Nëntorit»"
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.