30.5 C
Tiranë
E martë, 1 Korrik 2025

Shkruan Av.Rafet Ismajli

Kontrastet Shqiptare
Esat Pashë Toptani e Haxhi Qamili në këmbim të ndihmës për pushtet i kishin ofruar Serrbisë e Nikolla Pashiçit tokë madje edhe portin e Durrësit ndërsa Bajram Curri në ditët e fundit të jetës se tij në shpella të Dragobisë kishte pranuar edhe të vdiste urie duke mos e pranuar asnjë ndihmë nga Serrbia e Pashiçit.
Ky ështê vetëm një krahasim në mes të renegatëve e një pstrioti e shembuj të tillë ka më bollëk historia Shqiptare.
“”””””””””””””””””

Heshtja e pakuptimtë e historiografisë Shqiptare për Qele-Kullën e Nišit dhe luftën e madhe tē Shqiptarëve për çlirimin e sanxhakut të Nišit nga Perandoria Osmane !
Pakë kush e dinê dhe e pranon se Qele-Kulla në Nish ishte ndërtuar nga Perandoria Osmane më kafkat e 952 Shqiptarëve ortodos qê u vranë në luftë kundër perandorisë Osmane në mbrojtje tē sangjakut të Nishit .
Atëherë i terë Sangjaku i Nišit me Vranjën, Prokuplen e Toplicen , Kazanë e Kurshumlinë e deri të molla e kuqe që gjindej në mes të qytetit të Nišit e të Leskovcit banohej nga Shqiptarët.
Serrbia i kishte debuar të gjithē Shqiptarët nga sanxhaku i Nišit pamarrparasysh se a ishin musliman apo ortodoks sepse ajo të gjthë i konsideronte armiqë.
Milloš Obrenoviči e kishte tradhetuar të parin e Kelmendit Gjergj Pjetrin i cili i kishte pri ushtrisë Shqiptare në mbrojtje të Nišit duke i prerë kokën pabesisht e duke i’a dhuruar si pre Perandorisë Osmane për të fituar privilegje.
Serrbia pasi e kishte fitusr pavarësinë pas marrëveshjës se Shen Stefanit më ndihmën e Rusisë ,Shqiptarĕt i kishte masakruar duke i dětyruar të ikin e të shprengulen nga trojet e tyre etnike në vitet 1877 e 1878 e të vinin në Kosovë ku edhe sot njihen si muhagjerë..
Austo–Hungaria e vetmja i kishte kundêrshtuar jo vetëm vendimet e marrëveshjës se Shen Stefanit e të kongresit të Berlinit të vitit 1878 por ishe angazhuar për kthimin e Shqiptarëve në sanxhakun e Nišit por pa sukses dhe koshte propaganduar shumë kundër debimit të tyre në kongresin e Berlinit duke e sensibilizuar nē maksimum çështjën e dëbimit më dhunë të Shqiptarëve nga sanxhaku i Nišit në të gjitha kancelarit e mëdha europiane.
Austrohungarisë Shqiptarët duhet ti jenë përjetësisht mirënjohes si për krijimin e shtetit Shqiptar dhe për sensibilizimin e kërkesat pĕr kthimin e Shqiptarëve në Sanxhakun e Nišit.
Qele-kullên e ndërtuar mē krena Shqiptarë Serrbia e ka mitizuar duke thënë se Shqiptarët ishin flijuar për pavarësin e Serrbisë nga Perandoria Osmane por është fakt notor se Shqiptarët e sanxhakut të Nišit edhe në kohën e Karagjorgjit dhe të Obrenovičit e kishin luftuar perandorinë Osmane jo për pavarësinë e Serrbisë por për çlirimin e sanxhakut Shqiptarë të Nišit i cili ishte pjesë e Vilajetit të Kosovës më kryeqytet Shkupin, sipas kushtetutës Osmane të vitit 1864.
Historia duhet mësuar se është mësuese e jetës e dëshmitare e ngjarjeve.
Historia nëse nuk mësohet ka rrezik të përseritet.
Golgota e Shqiptarëve tē Sangjakut të Nišit nuk guxon të mbulohet nga pluhuri i harresës se ishtë njêra prej shprenguljeve më të mëdha që ka njohur ndonjëherë Europa.
Vërejtje:
I mirëpres kritikat e sygjerimët e juaja por mundësisht më gjuhën e argumenteve sepse ngjarjet historike i nënshtrohen fakteve e burimeve të vertetuara.
Rafet Ismaili
Prishtinë,16.prill 2021
“”””””””””””””””””””””””

Të drejtat e femrave janë të drejta të fituara e jo të dhuruara.
Janë të drejta themelore të drejtave të njeriut të sanksionuara më ligjin për barazi gjinore, kushterutë e konventën europiane mbi liritē e të drejtat e njëriut.
Çdo tendencë mohuese është arkaike , patriarkale dhe e tejkaluar.
Edhe pse disa tê drejta si në punësim , e drejta në trashigimi e përfaqësim më meritor në institucione akoma len shumë për të dëshiruar.
Stop dhunës në familje veçmas ndaj gruas e çdo forme të diskriminimit në baza gjinore ,gjuhës pozhorative e denigruese ndaj femrës se femrat janë të lira dhe nuk guxojnë të trajtohen si pronë e dikujt.
Levizjet feministe për të drejtat e femrave se pari janë paraqitur në Francë në vitin 1872 në Holandë në vitin 1890 dhë në SHBA në vitin 1910.
Sot feminizmi është levizje e fuqishme në mbarë botën dhe e lufton çdo formë të diskriminimit ndaj femrës .
Në Kosovë e Shqipëri levizjet feministe len shumë për të dëshiruar.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.