….. Nuk bindem dot se ke ikur dhe nuk ka kthim prapa Babushi im.
Tere keto dite me lot ne sy nuk e pranova ikjen tende dhe po me lot ne sy sot, po e pranoj ikjen tende Babush.
Me lot ne sy me ne fund pranova ikjen tende Babush, por kurre nuk do te pranoj vdekjen tende.
Pranoj qe me mungon, pranoj humbjen qe me shkaktove ti Babushi im, por jo mungesen e mallit per ty qe cdo dite shtohet me shume dhe me ben te rri me ty me shume ne kujtimet e mia.
Natyrshem pyetja e seciles bije ne kete toke:
A ka bije ne kete toke qe lutet te shohe ne enderr Babushin e vet, qe eshte ne parajsen e tij, qe eshte kthyer ne engjellin mbrojtes?
Kush bije ne kete toke nuk digjet per mallin per Babushin e vet.
Kush bije vajton me shpirtin e saj, duke e ditur se goja e saj nuk do te shqiptoj aq embel fjalen “Babushi im”
Kush bije nuk do te enderronte te shikonte ne syte e saj profilin e bukur te Babushit te saj.
Kush bije nuk do te ishte e lumtur te strukej ne krahet e Babushit te saj te dashur
Kush bije nuk do te donte qe buzet e saj te puthnin me aq dashuri faqet e Babushit te saj.
Kush bije nuk do te endej rrugicave te qytetit te saj, duke menduar se do te ndeshte krejt papritur silueten e dashur te Babushit te saj.
Ehhh, Babushi im mendoj dhe them me ze te pervajuajtur: Ku isha dje dhe ku jam sot, ne realitetin e hidhur qe me le pas.
Babushi im, vajtoj cdo cast humbjen tende, por jam e siguirte se do te jem duke kujtuar kujtimet aq te bukra me Ty.
Kjo eshte sfida qe duhet te perballoj.
Kjo eshte sfida ime e jetes!!
Por me del ti para Babushi im dhe me ze te plote te them:
Do te qendroj para Zotit, perpara teje Babushi im e forte edhe pse lotet me rrjedhin curk nga syte e permalluar per Ty!
Do qendroj Krenare per Ty!
Sfida ime eshte Mungesa jote Babushi im!!
Kjo sfide qe me le ti Babushi im eshte pengu me i madh i jetes time!!!
….Lamtumire Babushi im, eja perseri sot ne endrren time, te me ngrohesh shpirtin e ftohur nga rrymat e ftohta te jetes….!!!!