TË DASHUR LEXUES !
U njoftoj se sot doli nga shtypi libri im me poezi : “Borgj i mbetem dashurisë.”

Ky është libri im i gjashtë, 5 prej tyre me poezi dhe 1 në prozë.
Ky liber me 290 faqe dhe 180 poezi janë krijime të vitit 2020 në vitin e Pandemisë.
Si gjithëmonë motiv e frymzim i imi ka qenë dhe është jeta e perditshme , ka qenë familja ime, keni qenë e jeni ju shoqet e shokët e mi të nderuar , ju lexueset e lexuesit e mi të dashur që keni marrë kohë nga koha juaj dhe me komentet tuaja , me fjalët tuaja të zemres , shpesh dhe me tepri, ka qenë dhe është deti dhe marinaret që të gjithë s’bashku më keni mbush me dashuri e frymzim për të shkruar , ju keni qenë , jeni dhe do të jeni gjithëmonë muza ime e perhershme!
Dhe per për gjithëçka që më keni falur unë u jam mirënjohes dhe u mbetem borgjëli!
Të vetmen gjë të mirë që perjetova gjatë këtij viti të Pandemisë nga gjithë ajo dhëmbje e trishtim që kaluam e po kalojmë ; nga gjithë ajo ndarje nga familja e shoqëria është se ashtu në strehim e në rrethim kam shkruar kët liber !

Jam me fat që librin tim e ka redaktuar, korektuar&artdesign shoku e miku im fisnik; Psikologu, Poeti ,Redaktori i talentuar Profesor
Dragusha Ndue i cili me finesë e art i ka shtue vlerat librit tim e per të cilen i jam shumë mirënjohes!
Ky është libri im i gjashtë:
1. Krenarinë ma fali deti-poezi
2. Shuberti i Pyllit–poezi
3. Lundrime në dallgët e jetes–poezi
4. Dua t’u kem pranë në shpirtin tim –poezi
5. Kujtime që jetojnë gjatë–prozë
6. I mbetem borgj dashurisë–poezi
Ata që i kanë sherbyer dhe i sherbejnë Atëdheut , ku të parët janë detaret – i mbeten gjithëmonë borgj dashurisë, familjes , fëmijëve!!!!
Ju njoftoj se promovimi i këtij libri dhe tre librave para këtij që per arësye të Pandemisë nuk janë promovuar do të promovohen me një njoftim të dytë!
Mirënjohje pafund per ju lexuese/es të mi të dashur e të nderuar!