16.5 C
Tiranë
E shtunë, 16 Maj 2026

Stiljan Dedja

 

 

 

 

Jam nga vendi i Isuf Myzyrit !

 

 

Kam shkuar në Kosovë, kur vendi nuk ishte hapur dhe Kosova nuk ishte shpallur akoma:- Republikë e Pamvarur dhe Demokratike. Atje mora vesh,që populli isaj kishte një dashuri të madhe për qytetin tim të Elbasanit, për këtë qytet ku këndoheshin këngët e bukura të usta Isuf Myzyrit, të cilat Kosova i adhuronte dhe kishte një ndjeshmëri, që kalonte çdo pritshmëri dhe cak.Në Prishtinë, në vendin ku po qëndroja disa ditë për arësyet e mija, sapo e morën vesh që unë isha Shqiptar dhe isha nga qyteti i Elbasanit, më rrethuan ashtu papritur, dhe m’u duk sikur këta njerëz kishin mbirë nga dheu. Shpesh herë e shikoja veten të rrethuar nga burra dhe gra, të cilët ishin të interesuar të dëgjonin për qytetin e tim dhe për Isuf Myzyrin.Njerëz që shtyheshin për t’më kundruar! Gjithmonë që do dilja për ndonjë kafe,ishte e pamundur të mos vëzhgohesha nga njerëz,të cilët i dëgjoja tek shpreheshin se :” Shih, shih ! Zotnia qenka nga Elbasani “, duke treguar një kuriozitet për mua. Besoj që kërkush nuk ishte admiruar më shumë se unë ato ditë! Gjithë ato ditë isha në gojën e njerëzve të asaj lagjeje, ku unë po qëndroja.Nuk isha unë që po ç’mohesha ,por ishin këngët e usta Myzyrit,apo s’këndoheshin bukur ato nga vëllezërit Zena dhe Bujar Tafani! Një ditë një person, që si dukej ishte admirues i muzikës Elbasanase,m’u afrua dhe më tha :” Na këndo një këngë nga ato të Isuf Myzyrit”. Në fakt unë këndoj “mirë” besoj dhe dija disa këngë të isuf Myzyrit, pasi ato i këndonim shpesh dhe ishin prezente në çdo sebep dhe në çdo gëzim tonin familjar. Për t’ju shmangur këngës i thashë se :” Duhet një vegël muzikore, ndoshta fizarmonikë, sepse kështu pa gjë nuk  këndohet”. Në çast, sikur zbriti nga qielli fizarmonika, e cila u ndodh në duar e këtij njeriu. Ai e mori fizarmonikën, e vuri në krahë dhe më tha :” Fillo një këngë “.Fillova të këndoj  këngën :” E kam shtëpinë te pusi që lahet vetë “, të cilën e dija mirë, sepse ajo këngë ishte shumë e dashur për mua dhe besoj për gjithë banorët e qytetit tim. Shoh, që një rreth i madh njerëzish më kishin rrethuar dhe po këndonin bashkë me mua.”Të lutem mu drejtua një meso- burrë, na trego ku ndodhet  pusi,që “lahet vetë”, pse i thonë kështu?”.Kurr nuk më kishte shkuar ndërmend, që do të “prishja qetësinë” e lagjes, ku po qëndroja! Në fakt nuk ishte kështu :Vura re që banorët e lagjes po kënaqeshin dhe po argëtoheshin shumë, me bukurinë e këtyre këngëve ! Kuptova që për ta, qytetit i Elbasanit konsiderohej qyteti i “këngës dhe i qefit”.Por në fakt, qyetiti im ka dhe diçka tjetër : Ai është edhe qyteti i “arsimit, gjuhës dhe i normales”. Atje në Kosovë m’u kristalizua mendimi që:- këngët e usta Isufit, janë një realitet i bukur i muzukës shqiptare dhe i muzikës së qytetit tim. Dukej që për ta usta isufi ishte një “njeri i rrallë”. U largova prej andej,i bindur, që këngët e bukura të usta Myzyrit, do të këndoheshin në çdo vatër dhe gëzim të tyre familjar!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.