Jam nga vendi i Isuf Myzyrit !
Kam shkuar në Kosovë, kur vendi nuk ishte hapur dhe Kosova nuk ishte shpallur akoma:- Republikë e Pamvarur dhe Demokratike. Atje mora vesh,që populli isaj kishte një dashuri të madhe për qytetin tim të Elbasanit, për këtë qytet ku këndoheshin këngët e bukura të usta Isuf Myzyrit, të cilat Kosova i adhuronte dhe kishte një ndjeshmëri, që kalonte çdo pritshmëri dhe cak.Në Prishtinë, në vendin ku po qëndroja disa ditë për arësyet e mija, sapo e morën vesh që unë isha Shqiptar dhe isha nga qyteti i Elbasanit, më rrethuan ashtu papritur, dhe m’u duk sikur këta njerëz kishin mbirë nga dheu. Shpesh herë e shikoja veten të rrethuar nga burra dhe gra, të cilët ishin të interesuar të dëgjonin për qytetin e tim dhe për Isuf Myzyrin.Njerëz që shtyheshin për t’më kundruar! Gjithmonë që do dilja për ndonjë kafe,ishte e pamundur të mos vëzhgohesha nga njerëz,të cilët i dëgjoja tek shpreheshin se :” Shih, shih ! Zotnia qenka nga Elbasani “, duke treguar një kuriozitet për mua. Besoj që kërkush nuk ishte admiruar më shumë se unë ato ditë! Gjithë ato ditë isha në gojën e njerëzve të asaj lagjeje, ku unë po qëndroja.Nuk isha unë që po ç’mohesha ,por ishin këngët e usta Myzyrit,apo s’këndoheshin bukur ato nga vëllezërit Zena dhe Bujar Tafani! Një ditë një person, që si dukej ishte admirues i muzikës Elbasanase,m’u afrua dhe më tha :” Na këndo një këngë nga ato të Isuf Myzyrit”. Në fakt unë këndoj “mirë” besoj dhe dija disa këngë të isuf Myzyrit, pasi ato i këndonim shpesh dhe ishin prezente në çdo sebep dhe në çdo gëzim tonin familjar. Për t’ju shmangur këngës i thashë se :” Duhet një vegël muzikore, ndoshta fizarmonikë, sepse kështu pa gjë nuk këndohet”. Në çast, sikur zbriti nga qielli fizarmonika, e cila u ndodh në duar e këtij njeriu. Ai e mori fizarmonikën, e vuri në krahë dhe më tha :” Fillo një këngë “.Fillova të këndoj këngën :” E kam shtëpinë te pusi që lahet vetë “, të cilën e dija mirë, sepse ajo këngë ishte shumë e dashur për mua dhe besoj për gjithë banorët e qytetit tim. Shoh, që një rreth i madh njerëzish më kishin rrethuar dhe po këndonin bashkë me mua.”Të lutem mu drejtua një meso- burrë, na trego ku ndodhet pusi,që “lahet vetë”, pse i thonë kështu?”.Kurr nuk më kishte shkuar ndërmend, që do të “prishja qetësinë” e lagjes, ku po qëndroja! Në fakt nuk ishte kështu :Vura re që banorët e lagjes po kënaqeshin dhe po argëtoheshin shumë, me bukurinë e këtyre këngëve ! Kuptova që për ta, qytetit i Elbasanit konsiderohej qyteti i “këngës dhe i qefit”.Por në fakt, qyetiti im ka dhe diçka tjetër : Ai është edhe qyteti i “arsimit, gjuhës dhe i normales”. Atje në Kosovë m’u kristalizua mendimi që:- këngët e usta Isufit, janë një realitet i bukur i muzukës shqiptare dhe i muzikës së qytetit tim. Dukej që për ta usta isufi ishte një “njeri i rrallë”. U largova prej andej,i bindur, që këngët e bukura të usta Myzyrit, do të këndoheshin në çdo vatër dhe gëzim të tyre familjar!