Je njeriu me i dashur ne jeten tone jo pse je femija i jone por sepse je i atille!
Alket me sinqeritetin me te madh po te them se ti je nje njeri i rralle.
Je shume i sjellshem, i respektueshem, i dashur dhe shume i komunikueshem ne shoqeri prandaj dhe te duan te gjithe.
Jane te rralle djemt si ti qe interesohen kaq shume dhe ne menyre intensive per familjen, duke mos qendruar per asnje moment indiferent per asnje lloj problemi, madje edhe per gjera shume te vogla!
Te dy se bashku te urojme te behesh me shume se 100 vjec dhe gjithemone ne pranine e familjes tende te bukur!
Pushtetarë të dashur shumë,
Kurr’ për punë mos u trazoni,
Kur t’ju duhet vota jonë,
Veç një sms na çoni!
E drejtoni “mirë” këtë popull,
Me fjalë “t’ëmbla” si barot,
Sillu, mbështillu rreth e rrotull,
Xhepat ju i mbushni plot!
Udhëheq Edi krejt pa fjalë,
Në këtë vend për bukuri,
Por non grata paskan shpallë,
“Prijsin” tonë….të ziun, Sali!
Edhe shumë vite të tjera,
Në udhëheqje ke për t’qënë,
Askërkush s’të troket tek dera,
Opozita gjithmonë flen!
Ki inatin, foli hakun,
Ky Ed Rama ka shumë zota,
Drejton vendin s’e prish gjakun,
Për shkopij që i vënë nën rrota!
Vazhdo Edi e drejto,
Opozitë s’ke patur kurrë,
Mbaje vehten mos e l’sho,
Mendo mirë, je goxha burrë!
T’gjithë në filter do t’kaloni,
Rradha shpejt ka me ju ardhë,
Dalngadalë mos u nxitoni,
Ndoshta………non grata ke me dalë!