“””””””””””””””””
PLAKU .
******,
Në kafene, në krah, të një parku,
Ulur në tavolinë pa asnjë shoqëri,
Një gazetë kokulur lexon plaku,
Dhe mëndja i punon kur ishte i ri.
Prek rrudhat ju duk se ishte shëmtuar,
Vitet kaluan, i kaloj në mend shpejt.
Kishte fjalën forcë e forcën në duar,.
E megjithatë thotë, i fortë kam mbet.
Habitet atje, tek nxiste çmënduria,
Mendon guximin që merrte dhe sa,
Dashurinë falte lum, nga padituria,
Çdo çast, por sidomos tek disa gra.
Folë e mendo, e mundi mendimi,
Uli kokën e mbështeti mbi gazetë,
O, po Ai mburrej e më bënte trimin,
E tunda në shpatull ai kishte fjetë.