15.5 C
Tiranë
E shtunë, 16 Maj 2026

Sofia Gjinika

“SHALLI I SHENJTË”
Do gjëja shtegun botës tjetër për të rijetuar
Paqen dhe kënaqësinë që morra nga jeta
Mjerisht,vetëm disa njerëz janë privilegjuar
Kanë të gjitha hiret, për dashuri të vërteta.
Për të dhënë gjakun, të lindin një jetë të re,
Në gjinjtë e atyre që dua, me gjithë shpirt
Do doja mbi baltën time të mbjellin një lule
Të bjerë hëna e plotë, të rrethohet me dritë.
Të varrosem me rrobat nga prekjet e tua
Shpirti im do të endet nën tokë mbi arkivol.
Mos kërkoni xhepat, është shalli i shënjtëruar
E mbajta hedhur gjoksit si kornizë e simbol.
Ajo fjongo që dhurove në ditëlindjen time
Ditën që të pashë në oborr për herë të parë
Nuk munda ta ndajë kurrë nga zemra ime
Më zbukuroj jetën, ta mbajë dhe në varr.
Sofia Gjinika
“”””””””””””””

MUZIKANTJA
Bukuria e ballit të dritë si argjëndi
Ngjyra blu fosfori, del nga sytë e tu
Luan në piano muzikë, tundet vëndi
Lulja e vazos lëviz, nuk di shkakun.
Gishtërinjtë qindisin çelsat ngadalë
Melodia pëson dridhjet nga notat
Mes buzësh të kuqe, dalin ca fjalë
Për të dëgjuar njerëzia, hap portat
Në kohë pemët dhe gjethet heshtin
Zogjtë çuditur ndalojnë belbëzimin
Prekjen e tingujve veshnin njerëzit
Me dritën e dashurisë për shpirtin .
Ndoshta do ketë sy të kaltër të tjerë
Gjersa koha rrotullohet si portokalle
Lulja përsëri do të dridhet si njëherë
Nga zëri drithërues i kësaj muzikante je.
Sofia Gjinika
“””””””””””””””””

PLAKU .
******,
Në kafene, në krah, të një parku,
Ulur në tavolinë pa asnjë shoqëri,
Një gazetë kokulur lexon plaku,
Dhe mëndja i punon kur ishte i ri.
Prek rrudhat ju duk se ishte shëmtuar,
Vitet kaluan, i kaloj në mend shpejt.
Kishte fjalën forcë e forcën në duar,.
E megjithatë thotë, i fortë kam mbet.
Habitet atje, tek nxiste çmënduria,
Mendon guximin që merrte dhe sa,
Dashurinë falte lum, nga padituria,
Çdo çast, por sidomos tek disa gra.
Folë e mendo, e mundi mendimi,
Uli kokën e mbështeti mbi gazetë,
O, po Ai mburrej e më bënte trimin,
E tunda në shpatull ai kishte fjetë.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.