22.5 C
Tiranë
E premte, 15 Maj 2026

Luan Sheshi

VITEVE MËRINË S’I MBAJ…
Viteve mërinë s’i mbaj,
për çudi më 1 qershorë,
ndoshta jam dhe i pafaj,
këtë ditë më vun kurorë…
Vijn e ikin pa u kuptuar,
rrudha,thija…asgjë tjetër,
tjetri pas më rri zemëruar,
që nga sot i thonë:-i vjetër…
Endet koha…rreth e qark,
hapat meken,hapat nisen,
katër stinësh i zën në çark,
tej kujtimet…pas degdisen…
Viteve mërinë s’i mbaj,
jo për gjë,por ashtu kot,
një gëzim me ju po ndaj,
se ditëlindjen paskam sot…
Luan Sheshi: 1 qershor 2021…
“””””””””””””””””””””

Ç’VETE MORE SHOKËNI SOT
(satirë)
Ç’vete more shokëni sot,
kokat bosh,e barkun plot…
Kapardisur…lidh kravata,
ga-ga-ga zhurmojn,si pata..
Celularët…tip të fundit,
majë mali,fund katundit…
Vijn vërdall nëpër makina,
krahët hapur,thyer shpina…
Kafeneve shesin mend,
hu më hu,nuk zën vend…
Po kur flasin për vizion,
sy-gramisur,netësh von…
Auditoresh gjendur pastaj,
vetullat ngrysur,nuk kan faj…
Bilbilosin…dhe s’pushojnë,
ndoshta vet s’di të lexojnë…
Lodhur,këputur,për të tjerë,
Llërët hequr…dimër e verë…
Ç’vete more shokëni sot,
kokat bosh,e barkun plot…
Luan Sheshi: 31 maj 2021…
“””””””””””””””””””””

MBRËMJES VONË…
Mbrëmjes vonë,
shkel syrin Hëna,
një ditë që shkon’,
mërzitë pas lëna…
Dhe hijet zgjaten,
humb turbullirash,
mes ikjesh maten,
një trill dëshirash…
Plot sy habitur,
vrapojn drejt yjesh,
një fllad papritur,
si tinguj fyejsh…
Prag nata pret,
pëlhurën ndehur,
errësirë që s”pret,
drit’hijesh fshehur…
Luan Sheshi: 30 maj 2021…
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.