Kudo isha unë, ti, brenda një busulle të fshehur,
si një provë pa provë..,udhëtuar në kërkime..
një bote që po humbet blusë të ujit… thellë…
Vehtja, si një instrument i vetëm njeriut oqeanik,
në ekstaza rrjedhjesh, shukullohet si mbulesë,
shtrirjes universale të shekullit të maskuar…
Kokëulur…!…
Pam – Pam, notash apsolute, masonike…muzikë…
Çuditem, si diejt pijanec priten të pihen pasqyrash…?
Nuk besoj, se heshtja urdhëroi t”zhdukë gjithçka!
Nuk besoja se shqisat e zjarrtë, zbehën ëmbëlsitë..
Ç”kohë e zemëruar shtrin siluetët si fatet në qelq,
në tastierat e egra, mollzat zhveshin gishtat e vet…?…
Para meje një ekran, pa shpirt, shkëlqyer ngjyrimesh!!
Pikturash të rreshtuara, orësh të lodhura pashpirt…
Tërhiqen zvarrë, në shportat e zhurmshme mëngjeseve…
Mbrëmësoret e munduara që fshijnë veshët në pëllëmbët…
Çfarë heshtje e habitshme mbështjellë pritjesh…?…
Çbëjmë, ne bëjmë?!?…
Ne të përjashtuarit që ndërgjegjen ndjekim me imagjinatë!
Për ditë të ndritshme për sy të sinqertë,
do prodhojmë shqisa të reja?…
Kudo isha unë, vetëm, me dysha të përndjekur zerove gjigandë…!!!…
@Irina Hysi Ma