Të gabosh nuk është mëkat!
Kërkova falje, por falje s’ka.
U ç’orientova nga gabimi,
dikush pendimin se kupton.
Nga gabimi mësova shumë.
Nuk është leht të kërkosh falje,
u pendova u lëndova sa më s’ka,
më erdhi shumë keq!
Gabimet nuk janë njësoj,
ca të falën, ca s’të falën,
në humnerë mundesh me ra.
Një mij herë e pyeta vetën pse?
Si munda të gaboj pse, pse…
Zemër vrar e lënduar,
një mësim të mirë e mora!
Më kurr, kurr s’do gaboj!!!
Jeta, është e bukur
me gabime nuk ndërtohet,
më shumë kujdes e përpikëri,
do ti hapi sytë më mirë!
5 qershor 2021
USA
“””””””””””””
NIPI IM E kam nipin për merak
shpejt u rrit në shkollë po shkon,
nganjëherë po priton,
të lutem gjyshe më ndihmo.
$
Nipi i dashur nip i mirë,
të kam zemër, të kam shpirt ,
je i bukur si pranvera,
të don gjyshja si përhera.
&
Je i zoti në mësime ,
ke talentin e gjyshës tënde,
të qesh syri, të qesh fytyra,
ndër të tjerët je më i miri!
14 qershor 2021
“””””””””””””
Sa të bukur janë bilbilat
sa të bukura janë lulet
çdo gjë e njomë, e re është e mirë.
Mbi të gjitha janë fëmijët!
Zë ëmbël prej fëmiju,
Zemër art, pafajsi,
yje që shëndrisin natën
janë të bukurit fëmijë.
Kur të qeshin, kur të qajnë
kur të lozin e këndojnë,
kur vrapojnë e kur pushojnë
Fëmijët janë gëzimi jonë.
Janë të njomë, janë ardhmëri
Si agimet, rreze dielli,
si lulja kur hap gongjet
Janë bekime, jetë e gëzime.
Shpirti fëmiut është i pastër
sikur fleta në fletore,
në sytë e tij ka pafajsi,
dashuri në shpirt e zemër.
Gëzuar një qershori o fëmijë,
me lule të bukura, nga natyra!
Të gjithë të gëzuar lozin e këndojnë,
Rroft një qershori- festa jonë!
1 qershor 2021
Republika e Kosovës