…Kishim lene nje takim ora 10, tek “Zogu i Zi” per te pire nje kafe.
Erdha me shpejt dhe zura vend ne nje lokal aty ne krah te “Vodafonit”.

Erdhi, miku im Zane Llazi, i qeshur me floket e argjende nga mosha, por teper rinor.
U ulem dhe pasi kamarierja na solli kafene, per Zanen dhe uje per mua, se e kisha pire kafene diku me pare, filluam biseden.
Kur tha se kishte mbaruar Inxhinjer per Miniera, menjehere nderhyra:
-Paskemi qene komshinj ne Qytetin Studenti, ju Godina 16, ne Godina 23, dhe me rralle Godina e Arteve, pak me tutje Godina e Ekonomi Planit .
Ne qender ishte Godina e gocave te gjuheve te huaja shkolle e mesme.
-Mbarova shkollen dhe me caktuan ne Minieren e Valiasit. E kisha nje “njolle” ne biografi. Ne fillim me caktuan brigadier. Me beri mire se mesova shume ne kontaktet me punetoret e nentokes.
Mbaj mend qe njehere isha semure dhe me erdhen per vizite ne shtepi midis shokeve et mi punetore dhe drejtori.
Kur me pyeti per femijet dhe i dhashe pergjigjen se kisha kater vajza, qeshi dhe tha:
-Jane te tute se ne ne kete skektor qe punojme bejme vajza.
Me takt nderhyra dhe i thashe po ju qe keni edhe djale dhe i shkela syrin njeri prej shokeve aty.
E gjeti pergjigjen drejtori, kur kam bere djale nuk punoja ne kete sektor.
Puna ishte e veshtire por edhe e bukur, cdo dite perballoheshe me rrezikun e shembjes dhe vdekja na rrinte si cekan mbi koke.
Mbaj mend njehere qe ne nje mbledhje, meqenese sektori kishte caluar pak dikush hodhi idene e “sabotazhit”, midis te tjereve isha dhe une i prekur si njeri ” me njolle ” ne biografi.
U ngrita vrinkthi ne kembe dhe thashe:
-E shikoni kete llamben e ndricimit, po qe se jam une sado pak fajtor me varni ne kete llambe.
Hapa deren dhe e perplasa pas meje. Zbrita poshte ne galeri dhe dikush me telefoni te shkoja ne llaven ngjitur.
Ne ate moment patem nje defekt ne llaven ku isha une dhe u njoftua drejtoria. I pari erdhi me vrap drejtori se kujtoi debatin me mua dhe kujtoi mos pesoja une gje dhe do te analizohej situata e krijuar me pare.
Kur nga thellesia e galerise u degjua zeri im, qe isha mire, u clirua dhe atehere iku.
Ne bisede e siper me tha se ishte martuar teper i ri vetem 20 vjec
Me te qeshur i thashe :
-Te paskan marre ne “qafe” nuk te paskan lejuar te shijoje rinine tende “beqar”
Koha po kalonte, mua mu kujtua se nje shoqja e jone e kursit Yllka Mema, nje vajze simpatike me floke te zeza te gjate dhe fytyre te bardhe, ishte emeruar ne Minieren te Valiasit dhe e kisha takuar ne nje nga sherbimet e shpeshta.
-Po, me tha e mbaj mend Yllken.
….Befas bie zilja e celularit dhe e lajmeruan qe mbeska, ishte zgjuar nga gjumi dhe kerkonte gjyshin e saj.
U ngritem dhe u pershendetem per tu takuar perseri. Mbesa eshte me e madhe se ne. I dhashe te drejte.
Takimi me njerez te jep kenaqesine e komunikimit dhe e njohjes sado pak te jetes se secilit….