dite historike per popullin shqiptar.
Sot eshte data 10 korrik. Ne kete dite mbushen plot 78 vjet nga dita e formimit te Shtabit te Pergjitheshem te Ushtrise Nacionalclirimtare te Shqiperise. Eshte nje dite e shenuar sepse me krijimin e Shtabit te Pergjitheshem te UNÇL, u vu ne baza me te organizuara taktike,operative e strategjike e gjithe veprimtaria e ushtrise partizane, qe luftonte per çlirimin e vendit nga pushtimi fashist. I drejtuar nga Enver Hoxha, ne postin e Komisarit Politik, dhe si drejtues i PKSH dhe nga Spiro Moisiu ne postin e komandantit ushtarak, kjo struktura ushtarake shume shpejt u be faktor shume i rendesishe ne rritjen e cilesise dhe te efektivitetit te veprimeve luftarake te reparteve e njesive partizane ne te gjithe zonat e vendit tone. Pas krijimit te Shtabit te Pergjitheshem filloi organizimi i njesive te medha partizane, te brigadave e me vone te divizioneve e korparmatave, krijimi i komandave te Zonave Operative dhe u vune ne kontroll e drejtim te gjithe veprimet qe kryeheshin ne kuader te luftes clirimtare. Dita e 10 Korrikut deri para viteve 90-te eshte festuar edhe si dite e krijimit te Ushtrise Popullore, per faktin se ushtria partizane nuk pati ushtri pararendese (ushtria e mbretit Zog ishte shpartalluar pa e filluar mire qendresen kunder pushtuesve italiane me 7 prill 1939) nga e cila te mund te zhvillonte e te vinte ne veprim kapacitet luftarake. Pavaresisht çfar ka ngjare pas viteve 90-te, pavaresisht se si dite e krijimit te ushtrise shqiptare kremtohet nje date tjeter, pavaresisht nga opinionet e ndryshme per çeshtje partiake e politike, dita e 10 korrikut mbetet nje dite historike, nje dite qe nuk mund as te mohohet e as te harrohet. Eshte nje nga datat qe e personifikon me se shumti luften tone antifashiste nacionalçlirimtare, qe e rreshtoi vendin tone, Shqiperine, ne koalicionin me te madh antifashist ne bote, dhe e çliroi vendin vetem me forcat e saj.
Lavdi 10 korrikut 1943.
Lavdi luftetareve te Ushtrise Nacional Çlirimtare qe çliruan vendin nga hordhite fashiste e nazitse.
Lavdi komandanteve e komisareve, te cilet me profesionalizem e vetmohim udhehoqen deri ne fitore LANÇL. Lavdi emrit dhe vepres se Enver Hoxhes ne krye te kesaj ushtrie fitimtare.
Lavdi te gjithe atyre qe dhane jeten ne lufte per çlirimin e atdheut tone te dashur, Shqiperise.
10 Korrik 2021