19.5 C
Tiranë
E premte, 1 Maj 2026

Lan Qyqalla

  • Skicë për portret
  • DY DJEM NË GJERMANI e DY NË KOSOVË, BABA JETON I VETËM
  • Personazhi i kësaj skice nuk është imagjinuar, është real dhe jeton i vetëm. Po e shkruajme me iniciale P. Luftëtar i UÇK-së. I rrept ne betejë, sypatrembur. Ishte i martuar dhe kishte dy djem. Gruaja i vdiq pas lufte. Fëmijët e vegjël, i mori në përkujdesje vëllai i P. në Gjermani, sepse ai s’kishte fëmijë. Pas disa vitesh, martohet sërish dhe ka edhe dy fëmijë (djalë e vajzë). Punonte privat luftëtari i ndershëm P. Angazhohej kudo që e kërkonte atdheu e kombi. Martesa me gruan e dy fëmijët nuk i përshtatej. I rreptë në jetë siç është e braktisë gruan me fëmijë. Gruaja kthehet në familje të vet me dy fëmijët. P. ikën nga vendi e shtëpia e tij dhe vjen në Prishtinë. Shtëpinë, truallin dhe tokën që e kishte ua lë vëllezërve. Asgjë nuk merr me vete.
  • As djemtë që i ka në Gjermani, asnjëherë nuk ka kontaktuar me ta. As ata nuk e thërrasin në telefon dhe as që kanë qenë ndonjëherë në Kosovë tek baba. P. zhgënjehet me jetën. As fëmijët që i ka në Kosovë nuk I kontakton, as që flet me ta në telefon. Në një takim që kishte ju kërkon që të rrijnë me babën. Fëmijët nuk largohen nga nëna. Ky sërish zhgënjehet. Nuk e kthen më kokën mbrapa: as për fëmijët, as për pasurinë që e kishte, as për shtëpi e truall. Ua dhuroi vëllezërve. Jeton I vetëm në banesë private. Mund ta takoni çdo ditë në kaffe në Prishtinë dhe në Tiranë.
  • – Eja, prof. e pijmë kaffen e mëngjesit bashkë- më thirr në telefon P. Ulemi e bisedojmë. Duhanin s’e ndal asnjëherë. E kam edhe personazh në romanin që e kam në dorëshkrim. Mendjen e ka açik.
  • – P. dua që t’i takosh fëmijët –
  • – Prof. është punë e mbaruar ajo. Dhe cigaren e shtrëngon fort në gishtrinjë.
  • Nuk e ngas më shumë. Ia njoh vuajtjet. Sot është këtu e nesër niset për në Tiranë. As koha e pandemisë nuk e ndalte. Shkonte e vinte në Tiranë e në Prishtinë. Vonë niset nga kaffja për në banesë. Por, gjumë për P.nuk ka. Flen shumë pak. Punon zanat. Meremeton rrymë, ujë, kanalizim….Jeta e katandisi kështu. Ndoshta fëmijët që i ka në Gjermani një ditë do ta thërrasin e të afrohen tek baba I tyre. Ndoshta edhe këta në Kosovë përmallohen për babën. E, baba P. jeton I vetëm. Pa grua, pa fëmijë, pa shtëpi, pa tokë, pa….. I tillë është personazhi im në këtë skicë. Është real. Flas, rri dhe pijmë kaffe shpesh…..
  • P.S. Asnjë citat nuk ka të drejtë askush ta marrë e as ta postoj, pa autorësinë time.
  • © të drejtat e rezervuara për autorin Lan Qyqalla. Prishtinë, 10 korrik 2021
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.