Me këtë libër autorja vjen tek lexuesi me një formë të re artistike të krijimit poetik, siç është forma Tanka, të shtrira këto në kohë dhe hapësirë, me larmi tematikash të pasura e të shumanshme ku gjendet e djeshmja, e sotmja dhe e nesërmja. Ky individualitet poetik me temperament dinamik, krahas të gjitha formave krijuese të poezisë sjell me këtë lloj forme arti, ngjyra të forta shprehëse, elokuencë e lakonizëm. Ky libër është një pasqyrë që tregon njohjen e mirë të teknikave të shkrimit dhe konsolidimin artistik të autores. Libri gjendet në të gjitha libraritë e Tiranës dhe Durrësit. Ditët në vazhdim do e gjeni në të gjitha libraritë në Shqipëri dhe Kosovë.