Gjykimi dhe paragjykimi rreth një dokumenti
Edhe qeveritarët e Zogut kërkojnë që vetqeverisja të tërhiqet paqësisht dhe t’ia lëshojë vendin qeverisjes me ligje nga ana e shtetit.
Nënprefekti i Mirditës, në vitin 1935, i drejton një shkresë Prefekturës së Shkodrës, ku flet për gjendjen e përgjithëshme në Nënprefekturë dhe ndër të tjera shkruan: “Paria e vendit qëndron indiferente, duke mos e përçarë popullin dhe duke mos u përzier në punët e tij, gjë që i ka shtuar popullit besimin, bindjen dhe adhurimin në rregjimin e sotëm. Gjendja politike e pandryshueshme, populli i kënaqur, merret me punët e tij”.
“””””””””””””
Heshtja- kryefjala
Fjala kishte ardhur si një lëmsh i heshtur,
pasi ishte tjerrur gjatë…
ishte djegur nëpër fije shkrepsesh,
e kthyer në shtëllunga mendimesh atje lart…
Fjala kishte humbur, ishte djerrur,
kishte ikur, ishte amshuar,
pastaj kishte rilindur…
lindin nganjëherë pritmëritë!
Nuk ishte fjala e para te Zanafilla,
Kryefjala ishte heshtje,
heshtje mbi të gjitha mrekullitë.
“”””””””””””””””
Në një stinë
Rinia ka vetëm një stinë,
pa mendimin për të mbetur e përjetshme,
pa menduar si të bëhet më e mirë,
përkohshmëri delikate, e vdekshme.
Po kur në verë del gjeth i ri,
vjen vjeshta e luleve pa adresë,
në dimër jeta zë e përtërinë,
si në pranverë…
një stinë të katërfishtë!
“””””””””””””””””
Pendimi i Moisiut
Mpihet troku i kalit,
ferrat nëpër këmbë,
dita fytyrënxirë
shtegun po e terr,
tradhtinë e shkund
mbi një gjysëmhënë,
gjaku i arbërit rrjedh….
Eh kjo rruga jote
mbyllet pa një shteg,
nëpër Marmara
endet nëpër dallgë,
vdekja është bekim
or “pis arnaut”,
tradhtia është plagë.
Nëntë Malet në zi
nemin shqip:
U shofsh!
U shofsh Moisi
me fis e farë!
Në sytë e Kastriotit
rrjedh një lot,
që e kishte ruajtur
për në varr.
Hyn në Stamboll
me fytyrë të prishur,
kërkon e nuk gjen
djep dhe varr.
Në vend të dafinave,
mban një çallmë të grisur
dhe nofkën “tradhtar”.
E mbulon Stambollin
një kllapi e keqe,
diell këtu s’ ngroh,
vetëm nxin.
Rruga është e gjatë
e leqe-leqe
vdekja është shpëtim.
E mbështet kryet
mbi plagët e votrës,
i penduar mbledh në një
djep e varr.
Pyet Kastrioti
ku e kam Moisiun?
Po vjen,
Nëntë Malet i thanë.