Ndonjëherë lumturia më ngjanë,
me një lule të bukur, të brishtë,
që i gëzohet diellit të mëngjesit dhe
erës pranverore.
Një çast,
dhe rrudhet, struket
e dëshpëruar,
për të ruajtur petalet e sajë,
nga erë e fortë e smirës dhe,
pabesisë .
Më ngjanë,
me fluturimin mahnitës
të zogjve,
kundër rrjedhës së lumit,
që përplasin krahët mbi ujë,
duke ngritur stërkala të ndritshme ,
që bijen
si pikëza shiu,
në një ditë me diell.
Me thirrjet gazmore të fëmijëve,
që duke qeshur,
vrapojnë,
duke luajtur me njëri tjetrin.
Me vështrimin rrezatues të vajzës,
së dashuruar,
që si dallgë deti të përkund ,
të përkëdhel,
e të bën të ndihesh
I veçantë.
Është hapsirë,
që të pushton,
dhe të mbështjell
me pëlhurën blue
të qiellit.
Është
shpërthim ngjyrash
në një ditë
me stuhi.
Lumturia është gjithçka
e bukur
në jetën tënde.
Ndonëse zgjat vetëm një çast,
të duket
një Jetë.