Drita Kosumi-Syla u lind më 20.08.1967 në Fsh.Vendenis të komunës së Besianës. Pas mbarimit të shkollës fillore,në vendlindjen e saj,vijoi shkollimin e mesëm në Besianë!
Ka ndjek studimet në Fakultetin e Filologjisë,dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Shkrimet e para poetike të Dritës, i takojm në fletushkën e shkollës,për të defiluar pastaj edhe në faqet e revistave dhe gazetave për femijë dhe të rritur.Është prezantuar në shumë Antologji poetike brenda dhe jasht vendit. Deri më tani ka botuar këto vëllime poetike:
“ Falma këngën varg” , 2015.
“ Mos ma kërko ikjen” ,2016.
” Gjethet do t’i pres në dorë” ,2018.
“ Diell jete”- poezi për fëmijë, 2019.
“ Lirikat vallëzojnë me ritëm” ,2020.
Herë pas here poezitë e saj i gjejmë në shtypin kohor në Kosovë ,Shqipëri Gjermani,Zvicër,Suedi etj!
Drita është anëtare e LSHK-së dhe është nderuar me Çmime,Mirënjohje nga Shoqata të ndryshme të trevave mbarë shqiptare!
Autorja jeton dhe vepron në Prishtinë,prej nga zëri i saj poetik shpërndahet tek adhuruesit e poezisë,duke sjelleur frymën e saj krijuese!
“””””””””””””””””
Sot me 21.09.2018 në B.K. Prishtinë,pikërisht në Ditën e Paqes, LSHK-ja mbajti Akedemi Letrare për Adem Demaçin!
Shkrimtar dhe poetë nga shume vise lexuan poezi përkushtuese për heroin e gjallë,shkrimtarin Adem Demaçin.
Nga 30 poezi,juria në përbërje:
Trandafile Molla
Bedri Halimi
Abdyl Kadolli
Tri poezitë me vlera artistike u ranguan në listën e ngushtë:
Ibrahim Skenderi fitues i një kompleti veprash të Adem Demaçit.
Milazim Kadriu
Drita Kosumi Syla
Ndihem e lumtur që në mesin e 30 poetëve,poezia ime u vlerësua ndër tri më të mirat!
Faleminderit jurisë,suksese pjesëmarësve!
“””””””””””””””””