18.5 C
Tiranë
E dielë, 15 Mars 2026

Rakela Zoga

Në faqe vjeshtë!

Po mbrija në klinikë për terapinë e radhës. Ish një

kohë e bukur..

dhe deti përplaste në breg kengen”Dega e lotit”. Dëgjoja mesazhet që mbrinin në çel po nuk u jepja rëndësi. Isha larg, ndoshta aty ku rrugët nuk bashkohen asnjehere, po zgjojnë adhurim emocion. Çel u dëgjua përsëri. E paduruar si gjithmonë e morra në duar. “Namik Jahaj”….

Rakele, po të nis kopertinën e Antologjise të përfunduar, duke ju thene:”Urime si krijues elitare” Sofo”e kohës sonë. Dyzet (Open Photo40)poete në 450 faqe,keshtjelle e muzes, një vepër dinjitoze për letërsinë.. Se kam takuar ndonjëherë Namikun nga afër, por në bisedat për poezinë e për poetin “Petrit Ruha” kisha njohur njeriun e mençur dhe të ndjeshëm. Me rrane lote nga sytë. Fillova të veshtroj Antologjine..Sa dhuratë e vyer. “Me erdhi në vjeshtë/, Mijra degë feshferine në trupin tim,/ Si të ishin puthje përqafim.. Lexoja emrat e miqve të mi poetë. Fillova të bisedoj me ta, të qesh, të recitoj. U gëzova kurr ndala tek Rusi në Korçë, në Rrogozhinë takova në kopshtin me portokalle “Xhelal Toskun” e shumë të tjerë, që mos ju lodh, nuk po I përmend se stafi që ka përgatitur Antologjine ka bere një pune dinjitoze e plot shije. U ndjeva me ngrohtë se vapa e Selanikut. E preka me duar e po e ledhatoja me gishta. Ish e dashur. Emocion, sikur të ish hera e parë.. Po kështu jam ndjerë unë gjithmonë kur bëhet fjalë për poezinë. Me kishin thirrur të hyja brenda në klinikë, po nuk kisha dëgjuar. URIME PËR BOTIMIN E ANTOLOGJISE JU FALËNDEROJ NGA ZEMRA QË POEZITE E MIJA JANË PJESË E SAJ. URIME BOTUSIT DHE BASHKËPUNËTORËVE TË TIJ. SA SHUMË DUA TË THEM, POR KURR TA MARR NË DUAR DO T’IA TREGOJ DETIT SË NGA DETI VJEN. UROJ TË BËHET E DASHUR DHE PËR JU TË GJITHË QË E DONI E CMONI POEZINË.

“””””””””””””””””””””””””””””””

Gabimi!

Në mallin e vjetër,
Ndërtova kështjellën e re.
Pashe, që muret ende renkojne.
Ju afrova gurrit I fola pa ze,
Ai më dëgjoi.
Lëshoi cikla, të mprefta si xham,
Sa shumë më dermoi.
Mu pre vështrimi dhe mbeta atje,
Në atë kohë të vjetër,
Me dhimbjen që s’fle.
E vonuar!
Vonesat janë puthje pa zë.
Ku lëkunden buzët.
Të lodhura, prej guximit të vonuar,
Marrin ferymen e pritjes,
E në ç’do kohë lengojne.
Ajisbergu!
E ulur në trupin e ajsbergut,
E mbyti dashurinë.
Akujt pushtuan zemrën,
E përsëri ngrinë.

Me kot u mundua në stinë.

Dhe netët ishin prej bore,

Me pritjen bardhë,

Me akullin përqafim.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.