8.5 C
Tiranë
E dielë, 26 Prill 2026

Eduart Veli

OH ,SA PAK KOHË NA MBETI PËR JU!
(Dedikuar vajzave të mija,me rastin e ditës së vajzave !
(Ju lutem,në vend të luleve,gifeve,komentoni me fjalë !Fjala është magji!)
Në rrjedhë të ditëve,viteve përherë kemi nxituar,
Se vetë e nesërmja që vjen,kërkon më shumë,
E di,në fëmijërinë tuaj,sa shumë kemi munguar,
Ju linim duke fjetur,e prapë ju gjenim në gjumë!
Nuk patëm kohë,ninulla në djepe,tu këndonim.
Në shkollë si fëmijët e tjerë, nuk ju shoqëruam.
Nuk mundëm së bashku me ju, të ëndërronim,
Por me ëndërrat tuaja,çdo ditë dhe çast jetuam!
Leksionet e jetës,ju dhamë në fusha e në male.
Se jeta është e gjatë,s’është jeta fushë me lule.
Në jetë, ka më pakë gëzime e më shumë halle.
Me punë dhe djersë u rritët,s’u rritët me pekule.
Në rrugëtimin tuaj,ju tashmë ecni vetë pa frikë.
Ne çelësin e jetës ju dhamë,me shumë dashuri
Si një ninullë e ëmbël e munguar,si një muzikë.
Fëmijëria juaj na mungon,nuk kthehet përsëri!
Nuk mundemi ato vite ti kthejmë prapë përsëri!
Fëmijëria juaj çdo çast,oh sa do të na mungojë.
Po ju e dini,ju kemi dhuruar një det me dashuri.
Fëmijërinë tuaj e kemi në zemër,aty përherë do të jetojë!
Sot ne ndjekim hapat tuaja,me shumë krenari.
Provimi i jetës,është i bukur por dhe i vështirë.
Në hapat tuaj,kemi derdhë oqeanin me dashuri.
Oh,ti kthenim dhe një herë ato vite do të kishim dëshirë !
Tashmë, jemi bërë gjyshër,me nipër të bukur si
yje.
Sa shpejt që ikën jeta,vitet prapë vrapojnë tëhu,
Loti dashurisë për mallin e munguar,në faqe na bie,
Na falni fëmijë,oh sa pak kohë na mbeti për ju!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.