Pesë fabula:1.SPECAT DHE KARROTAT
Thanë specat,një ditë thanë:
– Ne për pamje qëndrojmë lartë.
Kur i dëgjuan karrotat,të qeshurit ia dhanë:
– Për bukuri,ke qejf t’ju shikosh,
Veçse jeni brënda bosh.
2.KUNGULLESHA DHE ARRA
Kunguj të mëdhenj kam rritur një jetë,
Tha kungullesha dhe mburrte të birin.
Dhe unë ,- i’a ktheu arra,kokrra të vogla bëj vërtet,
Por më shumë se ti më përfillin.
3.PERIMET DHE SHIU
Perimet,që në tokë ishin shtrirë,
Shiut i folën keq për breshërin.
Ua ktheu shiu:- Po kini gjë për mua mirë,
Ndryshe s’mbaj përgjegjësi për tjetrin.
4.BUKA DHE SAÇI
Tha buka:- Sa herë që futem në furrë,
Ti o saç më del në udhë.
I’a kthen saçi urtë e butë:
– Unë për ty digjem moj bukë.
5. GURI DHE LLAÇI
Një gur me murin u ndesh:
– Çdo llaçi këtu mes nesh?
Tha llaçi nëpër gurë shtrirë:
– Erdha që t’ju lidh më mirë.
“”””””””””””””””””””””””””””
Fabul: SORRA DHE BRESHKA
Një sorrë ishte ngjitur në pemë,
Dhe hante ca kokrra të bëra.
– Këtu tha breshka,lezetin u kam ndjerë,
Sa bien në tokë i ha të tëra.
Breshka për qejf një kokërr e zgjedh,
Dhe zgjatet t’a kap atë te një plis.
Sorra që nga lartë një glas i hedh,
Dhe i’a bëri kokrrën të gjithë pis.