14.5 C
Tiranë
E shtunë, 25 Prill 2026

Çano Nora

Fabula e sotme

SËPATA DHE PYLLI

Sëpata e thirri pyllin për karshi,
Se një fjalë kish për të këmbyer:
– Kurrë s’të kam mbajtur mëri,
Dhe për besë s’të kam urryer.

I’a ktheu pylli:- Sëpatë,o mike!

Që për mua të vjen ligsht.

Shoh që bëhesh më besnike,

Sa herë thyen ndonjë bisht.

“””””””””””””””””””””””””””””

MË KOT VIJ VËRDALLË
Pemët që mbolla vet në fshatin tim,
Zgjohen të fundit nga gjumi i dimrit,
Dhe gjethet vet njera – tjetrën e varrosin me nxitim.
Dhe stinët e presin njera – tjetrën me durim,
Është ritual i përvitshëm që në lashtësi.
Ndërsa unë kot mundohem që të gjej ndonjë shpjegim,
Që sa herë vij këtu s’më pret njeri.

Më kot vij vërdallë si mjegull e ndrojtur,

Më kot kërkoj këtu dhe pak ngrohtësi.Çdo gjë e hidhur!

Një portë e ndryshkur më pret dhe një dry i mbyllur.

“”””””””””””””””””””””””””””””””

Pesë fabula:1.SPECAT DHE KARROTAT
Thanë specat,një ditë thanë:
– Ne për pamje qëndrojmë lartë.
Kur i dëgjuan karrotat,të qeshurit ia dhanë:
– Për bukuri,ke qejf t’ju shikosh,
Veçse jeni brënda bosh.
2.KUNGULLESHA DHE ARRA
Kunguj të mëdhenj kam rritur një jetë,
Tha kungullesha dhe mburrte të birin.
Dhe unë ,- i’a ktheu arra,kokrra të vogla bëj vërtet,
Por më shumë se ti më përfillin.
3.PERIMET DHE SHIU
Perimet,që në tokë ishin shtrirë,
Shiut i folën keq për breshërin.
Ua ktheu shiu:- Po kini gjë për mua mirë,
Ndryshe s’mbaj përgjegjësi për tjetrin.
4.BUKA DHE SAÇI
Tha buka:- Sa herë që futem në furrë,
Ti o saç më del në udhë.
I’a kthen saçi urtë e butë:
– Unë për ty digjem moj bukë.
5. GURI DHE LLAÇI
Një gur me murin u ndesh:
– Çdo llaçi këtu mes nesh?

Tha llaçi nëpër gurë shtrirë:

– Erdha që t’ju lidh më mirë.

“”””””””””””””””””””””””””””

Fabul: SORRA DHE BRESHKA
Një sorrë ishte ngjitur në pemë,
Dhe hante ca kokrra të bëra.
– Këtu tha breshka,lezetin u kam ndjerë,
Sa bien në tokë i ha të tëra.

Breshka për qejf një kokërr e zgjedh,

Dhe zgjatet t’a kap atë te një plis.

Sorra që nga lartë një glas i hedh,

Dhe i’a bëri kokrrën të gjithë pis.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.