
Poezi
MES ILUZIONESH
1.
Shpresoja
Se kuptimi i jetës
Do të marr trajtë tjetër.
Mbeti vokacion iluzioni…
U ndodha
Në Tokën përrallore,
Mendoja të kaptoj
Drejt një rrugëtimi
Të pafajësisë…
Dëshmitarë
Kam bashkudhëtarin e (pa)njohur;
Kam qytetin dhe njerëzit,
Diellin e detin bashkë me dallgët,
Mëngjeset me freskun e tyre
Dhe mbrëmjet me aromën e guaskave,
Përskaj valëve të detit,
Ajër na i mbushte mushkëritë
Dhe na i zgjonte peshë muzat-
Drithëronjëse…
2.
Ditët-
Shpejt u tretën si re…
Çdo gjë u shndërrua
Në ëndërrim!
Edhe më parë
E dija
Lumturia nuk vjen kollaj.
Shpresat m’i ushqenin fjalët e bukura,
Por jo edhe buzëqeshjen
Gjysmë të ngrirë.
Nën humnerën e pafundësishme,
Sytë shpresëhumbur,
Fshiheshin mes iluzionesh.
3.
Tash
Ç ‘fat do të ketë Albumi i grisur
Që varfëroi
Sirtarin e kujtimeve…
Edhe Albumi
Pa asnjë fije mëkati
Përjetoi
Një fund të (pa) pritur!
Bota ende vërtitet
Kur hija e Saj iku pa drejtim!
Oh, po,
Kur Ajo ka ikur,
Përgjithmonë!
Prapë kaptoj –
Mes iluzionesh…
15 tetor 2021