15.5 C
Tiranë
E premte, 13 Mars 2026

Nexhbedin Basha

HIJA…

Hija, si rrodhe më është qepur,
Sa hap e mbyll sytë ajo është aty,
Më ndjek nga pas, me syresh,
Lëviz dorën,
Ajo, -të njëjtin gjest.
Hija nuk ka shije, as përmasa,
Ajo ka ngjyrat e ylberit,
Reflekset e saj shfaqen qindra kilometra,
Ajo lëviz dorën, unë të njëjtin gjest.
Çdo hap që hedh, më ndjek nga pas,
Pështjellimi i saj shfaqet, si një re e bardhë dhe e mjergullt,
Në gjithë botën e universit ajo kudo gjendet,
Ajo lëviz dorën unë të njëjtin gjest,
Po kur të vdes?

Nexhbedin Basha

18 tetor 2021

“””””””””””””””””””

JETO JETËN SI TË ISHTE NJË LOJË…
Eventet poetike kanë marrë ngjyrë pikmenti,
Pena e poetit ngeli ngjy në bojë,
Pabarazia, një plagë që të dhëmb shpirti,
Le ta jetojmë jetën si të ishte një lojë.
Jemi të bërë prej mishi e gjaku,
Kurr mos harroni gjirin e nënës,
Të mos sillemi si gen bajraku,
Por të përqafojnë rritmet e kohës.
Jeta nuk është luks, as ujvarë,
Nëpër labirinthe e shtigje çdo çast kalon,
Ajo është ritëm dhe ec si valë,
E ëmbël si shegë e athtë si limon.
Egot e kurthet janë një skenë e vjetër,
Të mos biem preh, si dhelpra në qark,
Jeta është e bukur si lulet e pranverës,
Si dy pëllumba nën një jastëk shijojeni çdo çast.
Një plakë i mençur dy fjalë mbi ka thënë;
“Jetojë jetën si të ikësh nesër,
Ajo është sa të hapësh e mbyllësh derën,
Së në botën e përtejme na pret një jetë tjetër…”.

Nexhbedin Basha

13 tetor 2021

“”””””””””””””

STATUJA E LIRISË NJË “GRUA E FUQISHME” JOSHËSE…!
-Kushtuar 4 korrikut 1776,
Ditëlindjes së Amerikës-
Statuja e lirisë, një “grua e fuqishme” joshëse,
Sa bukur tingëllojnë këto fjalë në univers,
Retë e bardha çanë qiellin blu,
Si një fëmijë në Amerikë lindi dielli i Lirisë.
“Kumbana e lirisë”, “Kumbana e lirisë”…!
Si një vullkan oshëtiu në Olimp.
4 korrik 1776, u dëgjua zilja e Pavarësisë,
Firmëtarët shkruan në ditar lavdinë.
Ajo nuk ish firmë, por një vetëtimë,
Që shkëlqeu si drita e hënës në qiellin pa re,
Ajo mban vulën e Kushtetutës të fjalës së lirë,
Në Librin e Bardhë shkruhen ëndrat e kombi shtet…
Ajo lindi si femijë që burrërohet ndër vite,
Se ëndra e kahershme nuk mbeti në syrtar,
U mboll në Univers, si pemë gjeneologjike.
Si perendeshë u ngjit në piedestal.
Statuja e Lirisë, një “grua e fiqishme” joshëse,
Në tempullin e dijes lindi si teatër,
Si një ikonë pishtar i demokracisë mbeti, për emigracionin,
Rrezet e saj si një yll, ndrijnë në çdo vatër.
Ajo më ngjan me mrekullitë e botës së lashtë e moderne,
Aroma e luleve të saj, ka shijen e kopshteve të Babilonisë,
Si një femijë “mëkohet” të rritet shëndetshëm,
Si etalion ruhet në memorjen e historisë.

Nexhbedin Basha

15 tetor 2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.