19.5 C
Tiranë
E hënë, 27 Prill 2026

Marjeta Musaraj!

Gruaja

Kjo krijesë hyjnore, ku buron mirësia,
Është:
universi, sfera dhe biosfera.
Është:
Loti, dhimbja, gëzimi, dashuria.
Është:
Kënga, vaji, dasma, dimri dhe pranvera.
Është mëkati, është dhe shenjtëria.
Gruaja është ngahera shpirti i botës njerëzore.
Është ferri dhe parajsa, është nata dhe dita, errësira dhe drita.
Është lufta dhe paqe, mjerimi, lumturia.
Është pendimi dhe falja, lutja, mëshira, e tërë orbita.
Është tokë e shterpët, është fusha pjellore.
Është gati, Perëndia!

Marjeta Musaraj!Mund të jetë një imazh i Marjeta Musaraj

“”””””””””””””””””””””””””””””

TEJ HORIZONTIT.
Mbetur harreses,tej horizontit
Nje grua mban enderrat shpirtit fjetur
Flet vetvetes si serena e Ezopit
Prej endrrave qe zemres kurre s’i kane vdekur.
Shpeshhere zerit te endrrave tundohet
Hap syte sikur para i flasin
Si dikur magjepset tundohet
Ato dhe mbas vitesh zemres trokasin.
Mungesa e tyre jeten i zbraz
Cdo casti i rikthehet te kaluares
I hidhet gjoksit si deti me tallaz
I ledhaton dhe pergedhel gishtave te dores.
I puth sy mbyllur aromen u ndjen
Aty horizontit te harruar nder vite
Mengjeseve dhe mbremjeve mes tyre e gjen
Ngjason si dikur ne perralla dhe mite.

Marjeta Musaraj!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.