Sapo doli nga shtypi libri im me titull: ” Lidhje Etnologjike Mirdite, Kurbin dhe Lugu i Drinit”
Ky liber eshte rezultat i studimit shumevjecar mbi lidhjet e popullsise se Mirdites e cila ka levizur nga trojet etnike per ne gjithe fshatrat e Lezhes, ne shumicen e fshatrave te Kurbinit dhe ne Rrafshin e Dukagjinit e vecanerishte ne Lugun e Drinit Kosove qe eshte Mirdita e dyte.
Territorin e krahinave te Mirdites, lidhur etnikisht me ate te Kurbinit dhe te Lugut te drinit e ben fisi i njohur trim i pirusteve i cili i perfshin keto krahina. Per me teper ky fis eshte i lidhur etnikisht edhe me Dardanet qe argumentohet.ne liber shkencerishte, sepse pjesa perendimore e popullsise dardane nga e cila siguronte daljen ne dete ishte pikrishte popullsia piruste, e pagezuar latinisht pirustae qe do te thote dardhe, pra jane dardhare.
Permes keti studimi del ne.pah lidhja e gjakut edhe nepermjet levizjeve sa ne bjeshke e sa verri brenda trojeve te veta.
Pervec vlerave historike ketu shpalosen fakte e shenbuj me dhjetra e qindra qe pasqyrojne lidhjet etnologjike, lidhjet e gjakut qe mirditasve te Lugut te Drinit u kishin vene kufij serbet.
Falenderoj per ndihmen e dhene nga personalitete studiues e shkrimtar te njohur si: Mikel Gojani, Dod Ndrecaj, Prend Buzhala, Leke Mrijaj, Pale Canaj, Vlash Prendi, Kastriot Marku, Zef Kola, Imer Hysa, Prenge Cub Lleshi, Mark Marku, Sulejman Mato, Musa Vyshka, Fadil Sulejmani, Zeqir Kadriu, Idriz Rexhepi, Lutfi Limani etj. Per mendimet e tyre shume te vlefshme.
Vecanerisht falenderoj prof. Dode Ndrecaj nga Kosova i cili beri te mundur botimin e ketij libri studimor ne Kosove.
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
SADO QË TË SHKRUAJMË PËR MIRDITËN ËSHTË PAK
NGA MADHËSHTIA E SAJ HISTORIKE
Marre nga libri,” TE PATHENAT per Mitologjine dhe
Autoktonine e Mrdites”
MIRDITA KRENARI SHQIPTARE
Mirdita ka emër përshëndetës dhe meriton përshëndetje si krahinë me të cilën krenohet Shqipëria! Për qëndrimin e paepur dhe heroik si askush tjetër ndaj pushtuesëve të huaj.
Përshëndetje o Mirditë fisnike! Ndërshekuj nuk u mposhte, mbrojte trojet e të parëve, qëndrove kryelartë ndaj stuhive të moteve më të vështira për Kombin!
Përshëndetje gjithë mirditasve! Një popull vital e legjendar që luftoj me trimëri kundër romakeve dhe kundër pushtuesve serb dhe osman.
Me gjak e sakrifica, Mirdita fitoj autonominë dhe u veteqeveris me fisnikëri nga prijesit e vet, gati 500 vjet, duke mbajtur lart flamurin e lirisë!
Mirdita u bë shembull frymëzimi dhe krenari për gjithë Shqipërinë.
Sa do të shkruash për këtë trevë dhe banorët e saj, nuk ka të arrirë për vlerat e jashtëzakonshme të saj ndërshekuj, deri në ditët e sotme.
Pa pretenduar se kam shkruar ato vlera që meriton o Mirdita ime, po shkruaj aq sa mundem, por me shumë dashuri!
Më është dashur të shkelë gjithë fshatrat e Mirditës, vendet historike, vendburimet minerale të nëntokës, vendburimet e ujit kristal të pa krahasueshëm e deri tek vendet e shenjëta në Malin e Shenjtë në Orosh të Mirditës, etj, për të hulumtuar historinë e lavdishme të kësaj krahine.
Disa vite më parë, një nga kanalet televizive italiane jep në një emision për gjetjen e emrave enigmë! Në studio ishin disa studentë dhe personalitete të kulturës italiane, të cilëve ju shtrua pyetja: “ Quale é il posto in Europa che tiene unë nome salutante” (Cili është një vend në Europë që ka emër përshëndetës)!? Pas një pauze të vogël, midis tyre kërkon të përgjigjet personaliteti i kulturës italiane Maik Buongiorno! (Maik Mirdita). Ai duke buzëqeshur, përmes heshtjes dhe kureshtjes thotë: “ Eshtë mbiemri im, Buongiorno” Maik Mirdita)!
E… Vërtetë ishte mbiemri i tij, por në këtë rast kërkohej vendi me këtë emër përshëndetës!
Më më fund ai përgjigjet: “Buongiorno in Albania! (Mirdita në Shqipëri)!
Duartrokitja vazhdon e zjarrtë!
Shqiptarët duke ndjekur emisionin u entusiazmuan nga brohoritjet e gjata:
“Buongiorno! Buongiorno! (Mirdita, Mirdita), (Shqipëria, Shqipëria)!
Sa e bukur dhe entuziaste ishte kjo mbrëmje për shqiptarët që punonin në Itali dhe për të gjithë ata që e dëgjonin përmes ekranit të televizonit!
Krenari për vendin e tyre.
E me të vërtetë ne mirditorët krenohemi me këtë emër të bukur e përshëndetës.
Bukuria e trevës së Mirditës është dhunti natyrore për madhështinë e saj. Paraardhësit e banorëve të Mirditës janë fisi i famshëm i Pirustëve.
Johan Georg von Hahn, albanolog shkruan: “Mirditorët nuk pranuan ta njohin Sulltanin si të parë edhe pas rënies së Shkodrës, ndaj dhe sot është si një shtet i vogël më vehte nën trashëgimtarët e princit. Tek ata ndërgjegja e origjinës së përbashkët përbën parimin bazë të rrethanave shoqërore, ata janë fise të vërteta”.
Në ushtrinë e Skënderbeut bënin pjesë vetë Lekë Dukagjini, Leka i Kanunit dhe gjeneralë të shquar si Pjetër Perlati, Palë Kuka, Pjetër Shpani, Gjon Perlati etj, trima të pa shoq. Gjon Perlati ra heroikisht në fushë të betejës në luftë kundër turqëve, ashtu siç ra heroikisht princi i Mirdites Gjon Marku në betejën e Peqinit në vitin 1775 bashkë me 60 trima mirditas! ( Dr. Nikollë Toma,”Studime politiko-shoqërore” n. 11 bot. 1986, f. 40)
Në vitin 1854 në koalicionin: Angli-Turqi-Francë-Piemonte mori pjesë dhe Mirdita me 10.000 luftëtarë trima mirditorë, në krye princi i Mirditës Bib Doda si i barabartë përkrah këtij koalicioni në brigjet e Danubit u rrjeshtuan në frontin e luftës kundër Rusisë.
Komandanti i luftimeve Omer Pasha, sapo filluan luftimet vuri re egersinë e rusëve dhe një ushtri të madhe në numër dhe në teknike luftarake! Për të dalë nga situata e vështirë, duke vleresuar trimërinë e guximin e ushtrisë së Mirditës, urdhëroj komandantin e mirditasve si më i mundëshmi të çante frontin rus!
Momenti ishte delikat, por vendimtar! Mirditorët me komandant Bib Dodën pranuan urdhërin e dhënë. Prijësi i Mirditës ju dha ushtarëve gjithë hollësitë e planit të mësymjes dhe të taktikës që do të vepronin kundër rusëve!
Fillimisht vepruan në sulm të rrufeshëm, pastaj menjëherë bënë monovrën e çuditëshme! Një lëvizje mashtruese, duke u shtrirë të gjithë barkas me pushkë në dorë duke u bërë si të vdekur!
Rusët të dehur nga përleshjet trup me trup i konsideruan të vrarë të gjithë mirditasit dhe vazhduan një mësymje të rrufeshme përpara, duke kaluar mbi ”kufomat”, e ushtarëve mirditor!
Forcat e Koalicionit po shihnin tmerrin me sytë e tyre, si u shkri në betejë ushtria e Mirditës prej 10.000 vetësh!
Por në fakt ndodhi e papritura dhe habia e madhe!
Sapo mbi të vrarët kaloj furia e sulmit të rusëve, ushtarët mirditor u ngritën si rrebesh në këmbë, qindra e mijra ushtarë mirditorë, pas shpine të rusëve. Ushtria e Mirditës e vuri ushtrine ruse midis dy zjarreve!
Rusët të hutuar nga kjo e pa pritur u tmerruan dhe u thyen keqas.
Koalicioni përfitoj në kundërsulm dhe ushtria ruse pësoj disfatë.
Beteja e Danubit, si më e përgjakshmja dhe më fatalja për rusët, qe një fitore e bujshme për koalicionin dhe Perandorinë Osmane. Por më e bujshme kjo firore ishte për ushtrinë e Mirditës dhe princin e saj Bib Doda.
Kjo luftë u quajtë Lufta Ruso-Turke e Krimese, që rriti më tej famën e mirditasve.
Ata fituan një vend të lavdërueshëm në historinë europiane, nderimin e Perandorisë Osmane dhe konsideratën e çmueshme të Koalicionit dhe sidomos të Francës.
Kjo fitore e bujshme i siguroj princit të Mirditës Bib Doda, grada, dekorata e dhurata prej Sulltanit dhe Napoleonit të III.
Me dekretin nr. 124, Sulltan Abdyl Mexhiti e lartësoj Bibë Dodën me gradën e lartë “Gjeneral Brigade” dhe një dekoratë të lartë perandorake, kurse Napoleoni i III- i dhuroi “Shpatën e Argjentë” në shenjë miqësie dhe i premtoj ta marrë në mbrojtje Mirditën në arenën ndërkombëtare.
(Sulltan Abdyl Mexhiti, Dekret Nr.124)
Për këtë ngjarje të bujëshme këndohet kënga:
“…Si breshëri po vjen plumbi
Po vjen plumbi reja reja,
Ni këta janë Mirdita trima,
Ni këta trima janë Mirdita,
Sot i njofta, sot i dita,
Të luntë ty kapidan Biba!
Shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare në veprën e tij në fëngjisht, ” AVRIL BRISE”, në faqen 34 shkruan :
”Que deguervenements sonttombé, avaitpoursuivi le prince, etque deroyaumes ont été balayésde la face du globe, alors qu Orsoh est toujours debout”, e përkthyer:
“Që janë rrëzuar princër e që mbretëritë janë fshirë nga faqja e dheut, por Oroshi mbetet gjihthmonë në këmbë. Mirdita është stafeta e birit të saj, Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Në vitin 1491 ata formuan shtetin e parë të botës shqiptare me qendër në Orosh i njohur me të gjitha të drejtat ndërkombëtare. Kjo bëri që në Konventën e Kongresit të Berlinit të vitit 1878 të njihej, ose më saktë të rinjihej si një shtet autonom me të gjitha të drejtat e tij edhe se mirditorët nuk ishin prezent.
Në Berlin u bë riligjërimi i shtetit autonom të Mirditës.
Në vitin 1878 mirditorët kishin kushtetutën e tyre, territorin e tyre si dhe flamurin e tyre.
Më 22 prill 1902 Parlamenti i Mirditës në mënyrë unanime prej 12 votave nën drejtimin e princit Ndue Gjomarku shpalli shtetin e pavaruar të Shqipërisë, ku shtrihej në të gjithë territorin e Ballkanit ku flitej Gjuha Shqipe………..
Vetëm parlamenti i Mirditës kishte të drejtën legjitime për një aksion të tillë politik dhe që nuk binte ndesh me konceptin e filozofisë politike,“nocion shtet”që kishte filluar të organizohej Europa dhe Bota mbarë.
Austro-Hungarezët do të thërrisnin parlamentarët otoman me Kryetar Ismail bej Qemalin që të shpallte një shtet tjetër të shqiptarëve që tashmë dihet bulmeti i tij ku e katandisi “Kaposhin në një thelë.
Megjithatë, mirditorët u paraqitën me delegacionin e tyre në Londër për ligjërimin e shtetit shqiptar që kemi sot.
Përveç nënshkrimit të njohjes së shtetit shqiptar ishin të ndërgjegjshëm që aty do të nënshkruanin edhe fatkeqësinë e tyre, sakrifikimin e tyre për hirë të interesave politike të kohës dhe ajo u bë realitet me Ahmet Zogun, Enver Hoxhën e Sali Berishën që e fshinë Mirditën nga harta e shqipërisë!
Në këto 100 vjet akullnajë për botën shqiptare, Mirdita mbeti Aizbergu i Saj me Flamurin e Shqiptarëve në majë!
Kjo është një e vërtetë që askush nuk mund ta katapultojë!
Rikthimi i asaj që konsiderohet e humbur është më e shtrejtë nga ajo që ke.
Rikthimi te historia e shtetit autonom të Mirditës (Edhe në mënyrë virtuale) është rikthim tek vlerat reale të botës shqiptare, tek mendja e saj e kthjellët, tek krahu i saj i shëndoshë, tek paqja, siguria dhe prosperiteti i botës shqiptare”. ( Ismail Kadare, “AVRIL BRISE”, frëngjishtë f. 34)
*Prof. Dr. Jorgo Bulo shkruan: “Mirdita pëfaqëson në hartën kulturore të Shqipërisë një areal karakteristik me një pasuri të madhe arkeologjike, etnografike, gjuhësore, folklorike e kulturore. Shpirti konservativ i mirditorëve ka bërë që të ruhen në shekuj, traditat, gjuha, doket, pra vlerat e një qytetërimi të lashtë që vjen deri më sot.
*Mirdita është me të vërtetë një burim i pa shtershëm vlerash kulturore”. (Gjon Marku Antologjia Historke e Mirditës)
*Franc Nopça për Mirditën shkruan: “ Mirdita me të vërtetë ka qenë trimëreshë e dheut, e Arbënisë, fis i kryekreut”.
*Ndërsa Ernest Koliqi shkruan: “Dera e kapidanave të Mirditës në nam e në za në krejt Gadishullin Ballkanit e tutje”.
*Shkrimtari e poeti, Pjetër Zarishti për derën e Gjomarkajve shkruan:
“Një derë paska gjithë Arbnia,
Derë oxhaku, vaku t’hershëm’
E Gjomarkajve, është nipnia,
Kur në pleqni ma paska vendin,
Duarve t’parëve mban usullin,
Hak vorfnimit ban kuvendin.
Me aferim prej gjithkah,
I rridhka zani,
Ti ndimen ndërmjet territ,
Dritë e vetun”!
(Pjetër Zarishti,“Shjkrimtarët shqiptarë”, bot. 1941, f. 147)
*Gjergj Fishta shkruan për prijsit Gjomarkaj në Lahutën e Malsisë:
“ E ndër të gjithë por si hyllë drite,
Prengë Markola prej Mirdite.
Lyp për pushke e për pleqni,
Ma nuk lenë jo shoqi i tij!
….Çfar ka Prenga që s’piskat,
I është mbush goja plot me gjak”!
*Po kështu Fishta vazhdon për trimëritë e princit Bib Doda:
“M’kam Mirditë nderë Arbënore,
Për Shqipni sot me luftue,
Ti Bib Doda shpatë mizore,
Sot prej varrit t’është betue!
*Në luftën kundër malazezëve ku dhanë jetën 80 mirditas, Fishta shkruan:
“…Të mos kenke kjo Mirdita,
Që me ja ndalun aty hovin,
Si zanat pushkën që e ka,
Edhe n’Shkodër pat me hi,
Me u ba krajl edhe n’Shqipni”.
*Trimëria e fisnikëria e mirditorëve s’ka të sosur!
Ushtarët mirditas në gardën e Ali Pashë Tepelenës çuditën gjithë Europën për fisnikërinë e tyre!
Kur Ali Pasha, kishte mbyllur në Hanin e Valaresë më 15 Mars 1812 të gjithë meshkujt e Kardhiqit të çdo moshe, mbi 750 vetë. Ali Pasha thirri kapidanin e gardës, mirditorin Ndrekë Gazuli dhe i dha urdhër që të shkonin dhe të hynin në hanin e Valaresë, pasi shkuan atje, dha urdhër në oborrin e hanit të vriteshin të gjithë kardhiqjotët.
Mirditasit treguan mosbindje me një fisnikëri të rrallë. Kapidani Ndrekë Gazuli doli nga rrjeshti e tha: “ Ne nuk na e jep zakoni të vrasim njerëz të pa armatosur”! Ali Pasha u egërsua aq shumë sa e dëboj komandantin Ndrekë Gazuli, gardistët mirditorë të gjithë u stepën! Por asnjëri nuk pranoj të qëllonte mbi kardhiqjotët!
Në këtë moment delikat doli në krah të Ali Pashait xhelati, Thanas Vaja, i cili jep urdhër dhe i vret gjashtë e nga gjashtë të gjithë kardhiqjotët, duke bërë kështu një masakër të llahtarshme!
Zemrimi i Ali Pashës bëri që të largoheshin mirditorët nga garda e tij.
Kjo ngjarje qe një gjest fisnik që bëri bujë të madhe në qarqet ndërkombëtare të asaj kohe, duke ngritur edhe më lart dinjitetin e Mirditës!
*Moikom Zeqo ka shkruar: “ Mirditasit janë njerëz të pavarur, krenarë, të ndershëm e trima dhe veçanërisht shumë mikpritës.”
*Spenser gjithashtu shkruan:” Mirditorët janë njerëz të vendosur dhe të vlefshëm sa s’mund të ketë Bota si dhe janë shumë të stërvitur.”
Mirditasit janë shquar në luftë për të mbrojtur trojet e veta, që në luftrat romake, kundër sllavëve dhe më vonë kundër pushtimit turk.
Janë bërë kuvende, janë organizuar kryengritje të armatosura etj.
*Në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit në vitin 1878, me Abdy Frashërin ishte edhe Princi i Mirditës, Preng Bib Doda. Për këtë, Fishta në Lahutën e Malsisë shkruan:
“….ishte Frashër Begu,
Mandej vjen një Qefali,
Prengë Bib Doda djalë zotni,
Për ka mosha mjaft i ri,
Por i vjetër për pleqni,
Kurt të dojë me falë urti,
Ai ashtë Zanë, njaj Kapidani…”
*Lidhja Shqiptare e Prizrenit krijoj ushtrinë e vet, të kryengritjeve të armatosura. Në krye të ushtrisë së Lidhjes u zgjodh Hodo Bej Sokoli dhe zëvëndës, Princi i Mirditës Prengë Bibë Doda.
Ishte Mirdita e vetme në kryengritje të armatosur, kur xhonturqit arritën kulmin e egërsisë në prag të shpalljes së Pavarsisë së së Shqipërisë më 28 nëntor 1912.
* Një nga kryetarët e turqve të rinjë, Nazim bej, në vitin 1909 ndër të tjera deklaron: “Në tokën tonë duhet të jetë vetëm një komb: kombi Osman dhe një gjuhë ajo turke. Kjo ishte në nyjen 8 të Kushtetutës Turke!
*Për ta imponuar këtë do ta fillojmë me shqiptarët…, kur ne do të kemi nënshtruar ata malsorë që e quajnë veten të pamposhtur, të tjerat do të vinë lehtë, kur ne do të rrëzojmë me topa kullat shqiptare dhe do të kemi derdhur gjakun mysliman të shqiptarëve mysliman mjerë kaurrët! I pari i krishterë që do të lëviz, do ti shikojë njerzit e tij të vrarë, shtëpinë dhe fshatin e tij të rrafshuar mbi tokë! ( Koli Xoxe, “ Ismail Qemali”, Jeta dhe veprat, 1983, f. 162.
*Kleri katolik në Mirditë kreu një rrol të rëndësishmem. Në rradhë të parë klerikët ishin patriotë e atdhetarë, që u vunë në shërbim të kryengritjeve të armatosura për tu mbrojtur nga pushtuesit osman, ruajtën besimin katolik, dhe nga ana tjetër ishin ruajtës të traditave, të folklorit të bukur shqiptar.
*Ata nuk ishin vetëm priftërinjë për të predikuar fenë katolike. Ishin të parët që ngritën shkolla pranë kishës, ishin personalitete të penës e të dijes, duke ruajtur me fanatizën lidhjet me kulturën perëndimore.
*Midis tyre përmendim: Patër Gjergj Fishta, Prend Doçi, Dom Ndre Mjeda, Pjetër Zarishti, Frano Gjini, At Shjefen Gjeçovi, Dom Ndoc Nikaj, Ambroz Marlaskaj, Dom Zef Skana, At Zef Gjinali e shumë të tjerë.
*Degrand shkruan: “Në kushte normale mirditasit, mund të qytetërohen lehtë, meqenëse nga natyra jane njerëz me karakter bindës, me talent të spikatur e doke të bukura. Ata janë mbajtur nga të gjithë shqiptarët, si më të vlefeshmit në luftë, si më inteligjentët e më të zotët për të qenë të qyteteruar, por mbi të gjitha si katolikë të vërtetë e mbrojtës të fesë së tyre, duke qëndruar të pathyeshëm në besimin katolik për kundër përpjekjeve bizantine, sllave, apo osmane.”
* Duke vazhduar me vlersimet për Mirditën, Prof. Dr. Lisien Bashkurti shkruan: “ Mirdita i ka kaluar kufijt…. as biblioteka e Vatikanit nuk mund ta përfshijë Mirditën.
Kaq histori vertikale 2002 vjeçare që i ka rezistuar vlerave, gjuhës, identitetit, raporteve, zakoneve, traditës, normave, bukurisë, estetikës, krijimtarisë, filozofisë, moralit. Nëse jemi shqiptarë, jemi se kemi Mirditë.
Mirdita është ndër të katër fiset e mëdha të perandorisë së madhe romake që janë ilirët. Mirdita është vendi që mban emrin e arbërve, njerëz me zemër të bardhë, me mendje të bardhë me veshje të bardhë me shpirtë të bardhë.
Nëse jemi këta që jemi, jemi se kemi Mirditën, nëse jemi ata që duhet të jemi, jemi nëse e ruajmë Mirditën!”
*Mirdita ka nxjerrë personalitete të njohura të fushave të ndryshme që nga Progoni Kryetar i Shtetit të Parë të Arbërit, bijte i tij Gjini e Dhimitri i Arbërit (Arhond i Madh) që sunduan në shtetin e Arbërit ngritur në Ndëfandinë Mirditë, nga viti 1190-1216, Guliem Blinishti, Marshall i Ushtrisë së Arbërit, Kalojan Blinishti princ i Arbërit, Andrea Vrana, Komandant i Ushtrisë së Arbërit, që sunduan pas shtetit të Arbërit nga viti 1160 deri në 1275.
Mëpas ishin princat Dukagjinë, që nga Leka I e deri te Leka i III Dukagjin (Leka i kanunit).
Natën kur Skënderbeu në Lezhë, po luftonte me vdekjen nga sëmundja e rëndë, një rebesh I ushtrisë turke sulmoi territoret shqiptare. Skënderbeu dërgoj Lekë Dukagjinin në krye të ushtrisë që të përballej me turqit. Në luftime të ashpra u thyen turqit dhe Lek Dukagjini kthehet me fitore në Lezhë në momentet kur Skënderbeu po i jepte porositë e fundit djalit të tij, Gjonit. E më pas i la porosi komandatit të ushtrisë Lekë Dukagjini, për vazhdimin e luftës dhe mbrojtjen e trojeve shqiptare.
*Mbreti mbylli sytë përgjithmonë. Lekë Dukagjini, doli në qytet, dha kushtrimin, duke thirrur se: “…Mbreti vdiq! Vdiq mbrojtësi i Shqipërisë, dhe i Europës!”, duke çerrur fytyrën dhe shkulur mjekrrën (siç ishte zakoni). Lekë Dukagjini organizoj ceremoninë e varrimit madhështor, zëvëndësoj Skënderbeun dhe mbrojti me trimëri e dinjitet atdheun nga turqit, deri sa vdiq më 1481.
Edhe pas vdekjes së Skenderbeut, spikatën gjeneralët mirditor nën udhëheqjen e Lekë Dukagjinit, të cilët mbrojtën me heroizëm të jashtzakonshëm tojet e Mirditës.
Gjon Marku i Parë, me heroizëm të pashoq, u vra nga turqit në Peqin; Preng Markola, u vra nga turqit i ngujuar në Kalanë e Shkodrës, Lleshi i Zi, u burgosur nga turqit në këtë kohë iu vranë tre djemtë e tij brënda ditës në oborrin e kishës së Shën Aleksandrit në Orosh, nga përkrahësit e pushtuesëve turq!
Gjenerali i famshëm Bib Doda, i fitores së bujshme në Luftën e Krimesë kundër Rusëve, vdiq i helmuar në Shkodër.
Prengë Bib Doda, Gjenerali Brigade, dy herë Zëvëndës Kryeministër i Shqipërisë, dhe dy herë minister, u vra edhe ky nga planet djallëzore të shovinistëve fqinjë, në vitin 1919.
Prend Doçi nga Bulgëri, Abat i Mirditës, Kryetar i Shoqërisë Kulturore “Bashkimi” Shkodër, prej ku u morën gërmat dhe u miratuan në Kongresin e Manastirit në vitin 1908, që ishte krenari për Mirditën.
Ndrecë Ndue Gjoka, “Mësues i Popullit”, përhapës i dritës e diturisë në Mirditë dhe në Shqipëri, u vra nga bashkëpunëtorët e fashizmit e Nazizmit në vitin 1946, etj.
Me këto personalitete të shquara e të tjerë krenohet Mirdita! Këta janë nderi e madhështia e kësaj krahine heroike dhe e gjithë Shqipërisë.