Ender
…
Eja
i thosh ajo,
eja i dashur, ne boten time,
n’ate bote te mbushur
plot yllesi,
me hene e me diell,
me nje zemer qe rreh
vetem per ty.
Eja
i thosh,
dhe do ta fal te teren,
si dallga rreren do te mbuloj
te gjithin, me dashuri,
Psheretinte ajo,
eh…sikur te vije,
qiellin do lija, pa yje,
shtroje do ti beja…
te flinim – te dy.
“”””””””””””””””””
DISTANCE
!!!!!!!!!!!!!!!
Njerez:
Jeta – ndryshoi!
Tani e tutje e “mira” jone do jete
te qenurit – larg e larg,
jo si vala, qe bregun lag,
por vec e vec, gjithkush
ne vend te tij!
Distance!
E Mbani mend kur
takoheshim, c’benim?
Me puthu e shtrengohu fort
pas trupit,
shikoheshim ne sy e duart
hidhnim supit,
te ligjeshmit e ata
te pa turpshmit.
Takoheshin miqte,shoket,
krushq e krushka
ardhur me mall nga larg
me avjon, me tren,
me kuaj e me mushka.
Puthej, Maria Irida Pranvera,
Stefani Jorgo Kosta e Vasili,
edhe plot te tjere,Seiti
Bardhyli Jani e Pajtimi,
gjithe bota, keshtu bente
e dini.
Mbajeni mend o njerez
ate – kohe,
mbajeni mire ment
c’beme,
c’u puthem u puthem, 
me Kriston a me Dilon,
tashme dashurise, qendroni
larg e larg,
se po u puthem…
u puthe – me Milon!
“”””””””””””””””””””
Shpresa
…
Brenda
Shpreses s’ime
kam
dhe liri dhe burg,
dhe kaur dhe turk,
edhe prif edhe murg,
dhe kishe dhe xhami,
dhe diell dhe shi,
dhe paqe dhe perpjekje
dhe jete dhe vdekje!
Brenda
shpreses s’ime
jam
dhe ngushte dhe gjere
dhe gezim edhe vrere
dhe mal dhe fushe,
dhe zjarr dhe prrush,
dhe e pjekur dhe e djegur,
dhe e rrare dhe e ngreur,
dhe e qeshur dhe e zbehur!
Brenda
shprese s’ime
ka
edhe po edhe jo,
dhe nga ata dhe nga ato,
dhe me mua dhe ngado,
dhe me bese dhe pa bese,
dhe te humbur dhe me shprese,
Gjemb e Trendafil – me vese!