19.5 C
Tiranë
E enjte, 31 Korrik 2025

Mimoza Halili

GËZUAR FESTËN E EMRIT,SHËN VASIL

Magjinë e jetës shfaq filozofia natyrë
Kur ti vjen në frymëzim me fjalë romantike
Treni i vitit motivon spektrin me ngjyrë
Na përcjell urimet plot dëshira mistike.
Rendim mes zhurmës monotone të ditës
Rrethuar në tinguj violine që luan”Traviata”
Gjejmë qetësinë nën fosforin argjend të dritës
Harmonikisht aty na përqafon rrezearta.
Në tënden siluetë strukem si xixëllonjë e bukur
Si dy polumbar mes reve udhëtojmë unë e ti
Çdo fjalë dashurie është romancë e thurur
Që çuditërisht më magjeps ndjenjat në gji.
E lumtur thërras emrin tënd ,gëzuar Shën Vasil!
Gravitetin e mirësisë pronoton për mua.
Por,më mjafton kur këndon ëmbël si bilbil
Gjithë kohën si këngë,lule sa shumë të dua!
Më dashuron edhe kur ngjarjet flisnin me vete
Ku Zoti Minutë saldonte planet e jetës.
Mes sponsorit xhentëlmen si princi mbete
Kur vallëzojmë myzeqarçe në culën e gërnetës.
Kishte çaste që rrethanat vinin të ndërlikuar
Përtej dy poleve të kundërt orvatej mërzitja,
Kraharori yt i ngrohtë strehë e mrekulluar
Si drita dhe era brënda në aortën flakë vozitja.
Eee,sa herë zë e thërras emrin tënd dashuri
Mbi petalet e luleve në lëndina verëroj si flutur.
Prania jote më sjell gëzim,bekim dhe siguri
Kur në krahët e tu purpuroj si trëndafil i bukur!
Oh,sa e sa Shën Vasil festojmë bashkë çdo vit.
Ti je ozoni ajër dhe formula Omega në shpirt!

Mimoza Halili

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.