“DO PËRQAFOJ UNË LAMTUMIRËN”
Do kem ikur do jem larguar
nuk do pres unë si e mjerë
dashuria më bënë të vuaj
po prej saj njeri nuk vdesë.
Unë do iki do largohem
do vrapoj nëpër kujtime
do puth unë yjet e qiellit
mbrëmjeve do shoh vegime.
Do më marrë malli në heshtje
ndoshta qaj dhe ndonjiherë
dashuria brenda shpirtit
ngul rrënjë nuk ikën lehtë.
Do përqafoj lamtumirën
dhimbjen do ta duroj shpirti
nesër nuk do të them zemër
Zot largom dhimbjen nga shpirti.
Jo se ti do jesh i lumtur
dhe pse je me dike tjetër
do gjesh buzët më të fryra
ftohtësinë do gjesh në zemër.
Kërkoj gabimin në vete
thashë ku gabova unë
po ti ike krejt pa pritur
pse ike se gjej dotë kurrë.
Do më kërkosh do jem larguar
nuk do jem unë duke pritur
unë atëherë të kam harruar
dikush tjetër më ka pritur…
(Nga Meri Mezini)
“”””””””””””””””””””
“PRANGA DO TI VË BELIT TË HOLLË”
Në ëndër putha buzën
e kuqe
preka faqet të ishin bërë
rozë
në mesnatë mendova
ti vidhija ty gjokset
pranga ti vija belit
hollë..
Fantazia po kalonte kufijtë
e shthurjes
në imazhet e mija ishe
vetëm ti,
turbullira e shpirtit tim
të çmëndur
po më çonte ç’do ditë
në arrati.
Tërbim që ndjeja unë
brenda vetes
mos më gjykoni kalonte
ç’do kufij
fryma i jepte luhatjet
shpirtit
se di ç’farë ndodhte
me mua se di.
Të shoh në dritaren
e ëndrrave të mija
dhe them o Zot
kjo është dashuri
dua në mëngjes të zgjohem
nga kjo ëndërr
ti të vraposh në krahët
e mi.
Dashuritë tona e grrisën imagjinatën time
ti je përball meje vjen
në krahët e mi,
ti zgjidha unë prangat
nga beli
deri në vdekje do jem me ty.
Nga (Meri Mezini)