25.5 C
Tiranë
E premte, 17 Prill 2026

Taena Mata

Mund të jetë një imazh i 1 person, syze dielli dhe teksti

Ndodh nga dashuria
Nëse ndonjëherë të kam thënë,
se di të interpretoj ëndërra,
S’të kam thënë të vërtetën, i dashur,
Pse unë, vetëm timbrin e zërit tënd, di të interpretoj,
E njoh atë,
nga tingujt e çudiçëm që përcjell,
Ndikuar nga situatat e stinëve të gjata të ditë-netëve.
Nëse të kam thënë ndonjëherë, se unë,
di të lexoj gjuhën e yjeve,
shkruar në hapsirat e pafund të qiejve,
Të kam gënjyer i dashur…!
Pse unë, di të lexoj vetëm gjuhën e shpirtit e syve,
Që me heshtjen e tyre, të hareshme a të trishtë,
më flasin.
Nuk e di nëse është kjo aftësi e penës që vargje shkruan,
Apo thjesht një delir që jeton ndër dejet e mia,
Por çuditërisht… i lexoj gjitha vargjet,
që shpirti e sytë e tu, në heshtje shkruajnë,
Unë lexoj
çdo gjë që lidhet me ty,
dhe besoj …
se kjo ndodh vetëm nga dashuria.
TaEna
12.01.22
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.