Nënë moj më mori malli,
Malli i madh nuk ka të sosur,
Se këtu në kurbet moj nënë,
Malli më ka burgosur.
Kur do vijë ajo ditë moj nënë,
Që t’mos rrimë më në kurbet,
Sepse guri i rëndë moj nënë,
Peshon në vëndin e vet.
Se kurbeti o moj nënë,
Qënka shumë i rëndë,
Na qanë shpirti na qanë zemra,
Si rrinë ti në këmbë.
Ah moj nënë moj nëna ime,
Më i bukuri emër,
Kam një siklet të madh moj nënë,
Që e mbajë në zemër.
Sa shumë malli për ty nënë,
Mua më ka tretur,
Ikëm në kurbet moj nënë,
Dhe ty të lamë vetëm.
Të jap fjalën o moj nënë,
Së shpejti do të vij,
Nuk u shtyka jeta moj nënë,
Në kurbet të zi.
Nuk ndjehem rehatë moj nënë,
Pa ardhur tek ti,
Ti mos u mërzit moj nënë,
Se së shpejti do të vij.
Lavdije . Hoxha. 22. 1 . 2022. Itali.