7.5 C
Tiranë
E shtunë, 28 Shkurt 2026

Eduart Veli

ZGJOHU NGA GJUMI,ZENUN BAKULLATI!

(Dedikuar shokut tim të fëmijërisë. )

Ka pesë vjet,që ti ke ikur prej nesh,je larguar.
Por asnjë minutë të vetme,s’të kemi harruar !
Të kemi kërkuar në Saraqin,tek Lisat e gjatë !
Në Mëllez,në Sheshtin,në Shpellat,ditë e natë!
Të kemi kërkuar në Haliqe,në Radhua me gurë.
Ku je o Zenun djali,por ti s’na përgjigjesh kurrë!
Të kërkojmë në stane,pllaja ku kullosin bagëtia.
Nuk hajaks në male,zërin sta dëgjojmë te shtëpia!
Ku shkove or burrë,si e more atë rrugë pa kthim?
Djemtë e nusja të kërkojnë,mos ke gjetur shërim?
Krraba që mbaje në dorë,çdo ditë e natë të kërkon.
Brruca që të shoqëroi maleve,me oii po të vajton !
Shtëpisë ndanë rrugës,lotët asnjëherë si janë tharë.
Bashkë me lotët e Shekos,kthehu thonë,sa më parë!
Na mori malli,të pimë një dopjo raki e një gotë verë.
Të hamë mish në hell,e tja marrim këngës,si atëherë!
Sytë e tu të kaltër si deti,unë ku ti gjej vëlla dhe mik?
Shoqes tënde të jetës,pesë vjet,loti sju tha në qerpik!
Çu bë, përse ndali zemra juaj e madhe sa vetë deti?!
Ku do ta gjej buzëqeshjen dhe fjalën tënde unë poeti?
Shpatet e maleve ti i mate me gjoks,në dhjetëra vjet.
Në çdo teshtimë tënden edhe lisat të uronin shëndet !
Qiellin ti e kishe jorgan,për jastëk gurin kishe tek koka.
Natën flisje me yjet e Hënën,dyshek për ty ishte toka!
Edhe malet të kërkojnë,se ti vëlla ishe,si këmbë mali.
Malet i ke matur me gjoks,qajnë,ku na ka vajtur djali?
Djemtë të kanë ndërtuar shtëpi të re,vjen aromë pishe.
Dukesh sikur je i gjallë,me buzëqeshjen ashtu siç ishe!
Shpesh,na duket sikur ke ikur larg,sërish në shtegëtim.
Çdo vit ,merrje rrugën në Ersekë dhe Korrçë,për verim.
Ty të njihnin të gjithë me emër,në Çarçovë e Leskovik.
Çdo krua e burim uji pyet”Ke pesë vjet që s’vjen or mik!
Tani,je bërë bari i kullotës së begatë ,që quhet Xhenet.
Malet,kullotat,përuleshin me respekt,si të ishe mbret!
Ti linde bari nga barku i nënës,linde me zile e këmborë.
Barinjtë për ty thonë: “Zenuni lindi me krrabë në dorë!
Kjo shtëpi ty s’të nxe,shtëpia jote e vërtetë është mali!
Çohu,flake tej këtë dhe që të mori frymën, Zenun djali!
Është kohë pjelljesh vëlla,e qingjat e vegjël blegërijnë.
Vrapojnë ata drejt nënave, qumështin e jetës të pijnë!

Hipja kalit të bardhë,rend pllajave,në Saraqin e Mëlles.

Dil në Barrçat,dil në Sheshtin,thuaj Shalësit Mirmëgjes!

Kalëro në Shesh të Madh,dil ti në Sheshin mbi Kurunë!

Me honi,si dikur,jepe lajmin e mirë”vëllezër erdha unë..!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.