12.5 C
Tiranë
E enjte, 2 Prill 2026

Anita Hoxha

Atë daljen në protestë të mijëra njerëzve, flas për ata njerëz të thjeshtë, që po jetojnë në mjerim, ju zotëri Veliaj e quajtët turp…!
Në këto momente, ndërsa në Ukrainë është luftë dhe kjo rritje çmimesh që ka prekur familjet shqiptare, po vjen si rezultat i luftës, mund të mirëkuptoj po të sjellësh Malumen me një thes me euro dhe të këndohet e të kërcehet aq sa vajzat tona, po heqin dhe recipëtat e po ja hedhin Malumes, ndërsa në Ukrainë po vriten fëmijë pa asnjë faj …!!
A nuk të duket se ky veprim është akoma më i turpshëm në këto kohë !?
Nuk gjykoj rininë pse doli e shkoi në koncert, edhe pse ata vetë duhej të mos e pëfillnin një koncert të tilë, ndërkohë që prindërit protestonin.
Ne jemi rritur shumë të varfër, por jetuam një fëmijëri me lojëra e gëzime, ndërmjet nesh, aq sa na merrë malli për ato kohë !
Të rinjtë tanë po detyrohën të largohen nga ky vend, që nuk po u ofron shumë alternativa. Shumë nga ata po braktisin shkollën, ndërsa disa rrinë tërë ditën nëpër kafene, sepse e dinë shumë mirë përfundimin !
Ose të rrinë pa punë, se punët janë për militantët e partive, me dy klasë shkolle, ose të largohen nga vendi !
Rinia do duhej të ishte e lumtur… nuk ka pse të mbaj mbi shpinë gabimet tona dhe dallaveret e politikës.
Nëse rinia e një kombi është e lumtur, ai komb ka një të ardhme të sigurtë.
Sinqerisht, më vjen keq për fëmijet tanë !
Elion Mask, ka thënë : “ Ne u detyrohemi fëmijve tanë, për çdo gjë, ata nuk na detyrohen ne. Ne zgjodhëm të
ishim prindërit e tyre, ti sillnim ata në jetë..”
Një kritikë kisha për ato vajza që dhanë nga njëmijë euro, për një foto me të !!
Shumë mirë bëtë, jeni të reja e kuptoj entuziazmin tuaj, keni dhe ju idhujt tuaj, po s’do ja kisha dhënë kurrë fëmijës tim aq lekë, sikur ti kisha, që ti ipte për dikë që ka miliona !!
Prindërit tuaj, vërtetë mund të jenë milionerë, si fitojnë është puna e tyre, s’më takon mua të bëjë ekonominë e askujt, por ata duhet t’iu mësojnë ju, se si dhe ku ti shpenzoni ata lekë.
Ka rreth nesh njerëz vërtetë të varfër, që ndihemi keq kur i shohim, e s’mund të bëjmë shumë për ta !
Sa për protestën jam e bindur që ata njerëz, janë vërtetë njerëz që janë në hall dhe mos t’u vijë keq që janë militantë, se vetë ndatë Shqiipërinë në 700 parti… secila vjedhë më shumë se tjetra !
Ne varfërohemi çdo ditë, ndërsa jetojmë në një perlë dhurate nga Zoti !
Ku ka shkuar pasuria e shqiptarëve ?!
Turp duhet t’iu vijë, një grusht njerëz kemi ngelur, dhe ata jetojnë në minimumin e jetesēs!
E ndatë Shqipërinë në jug e veri, PS e PD. Nëse ti, zotëri Veliaj gjithëmonë thua turp se Ukraina është në luftë, s’duhet tani pretesta… Zotëri, për pak respekt për atë vend që është në luftë, e për ta mbështetur moralisht, se ekonomikisht jemi vend copë-copë, për vete… kishe organizuar një koncert me gjithë artistët tanë, që janë jashtëzakonisht të talentuar dhe fitimet t’ua çoje ndihmë atyre nënave, që po humbin fëmijët e tyre në luftë. Ky është mendimi im. Kërkoj ndjesë për këtë shkrim, nëse unë i shoh gjërat nga ky këndvështrim !
Anita Hoxha
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.