8.5 C
Tiranë
E enjte, 26 Mars 2026

Ndue Vatnikaj

CURRAJ EPËR MREKULLIA E VIRGJËR E ALPEVE SHQIPTARE.Mund të jetë një imazh i natyra, pemë dhe mal
I ndërtuar Zoti në mes majes Rrukut Nikajve, majes Hekurave, Thepit Kakisë, Majes Boshit e deri te Gryka e Zhaborres deri te Qafa e Droçkës shtrihet fshati Curraj Epër me një lartësi 745 mbi nivelin e detit një perlë e bukurisë natyrës virgjër shqiptare, një fshat për bukuritë e natyrës ndër më të mirët edhe në Europë.Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme
Kur më pyeti një gazetare gjermane para një viti në një intervistë në Curraj Epër se :
-« Kush është më i mirë, Thethi, Valbona apo Curraj Epër. »
Unë u pergjigja : Curraj Epër është më i miri, jo se është vendlindja ime por për disa arsye që po ti them :
E habitur për përgjigjen time më tha.Mund të jetë një imazh i natyra, bazen uji dhe pemë
-« E pra vazhdo ! »
-Thethi (i thash unë) është një fshat shumë i bukur në të cilin është punuar për ta ndërtuar e zbukuruar që në vitin 1936 që ka dalë rruga e makinës në Thethë e tani edhe është asfaltuar rruga deri në qëndër, një infrastrukturë shumë e nevojshme pa të cilën nuk do ishte Thethi që është.Mund të jetë një imazh i natyra dhe pemë
Ka shumë vila e shtepi pushimi me kushte të mira, por Thethin vizitori apo turisti e viziton në cdo cep për 8 deri në 10 orë edhe pse ka lumin e bukur e me kanione, ujvarën e Grunasit, Syrin e Kaltër, lumin mespërpërmes me troftën pikaloshe që është njëlloj edhe në lumin e Valbonës edhe në lumin e Currajt Epër bile thonë që të 3 këta lumenj e kan të njëjtin burim, e shumë e shumë gjëra të tjera të bukura por këto të gjitha i shijon e i viziton mbrenda një dite.Pra po flasim për natyrën dhe infrastrukturën.Mund të jetë një imazh i natyra, pemë dhe bar
-Valbona përveç emrit e lumit të bukur që ka , ka edhe një natyrë të mrekullueshme. Me maja të larta thikë mbi Valbonën e kaltër, me pyje ahu të vjetër shumë të bukur, me pisha mbi male që i japin hijeshi, me bredhat e bukur e të lartë në fushën e Gjesë.Mund të jetë një imazh i natyra Ma lumin e bukur të Valbonës e me ujë të ftohtë si bora dhe me troftën pikaloshe. Rruga e makinës në Valbonë ka dalë që herët në vitet e sistemit kaluar për të shfrytëzuar pyjet e pasur të Valbonës për lëndë drusore e dru zjarri, tani kjo rrugë eshtë e asfaltuar deri në Fushën e Gjesë dhe ka ndikuar mësëmiri në infrastrukturën dhe në ndërtimin e banesave dhe zhvillimin e turizmit. Por edhe Valbonën bashkë me Çeremin mund ti eksplorosh si vizitor apo turist mbrënda 2 ditëve.
-Në Curraj Epër duhen të paktën 6 ditë për ta vizituar e eksploruar për merak dhe ka shumë gjëra që nuk i kan Thethi e Valbona të cilat po i shpjegoj më poshtë :Mund të jetë një imazh i mur me tulla dhe natyra
Ka më shumë shpella dhe bile me famë si shpella e Zezë, shpella e Rrajzave, shpella e Boshit e shumë shpella të tjera të çuditshme. Ka shumllojshmëri drurësh në pyje, lumejt me shumë ujëvara e katarakte, kafshë të egra nga të gjitha llojet që janë në Shqiperi e shumë e shumë gjëra të tjera natyrore që nuk gjënden as në Theth as në Valbonë.
Ajo e tundi kokën me njëfar habie dhe nuk e zgjati muhabetin duke thënë :Mund të jetë një imazh i natyra
-« Do mundohem t’i shohim e pastaj të jap plotësisht të drejtë po qe se jan siç thoni Ju.
Ne vazhduem bisedën rreth 4 orë duke i spjeguar për gjithçka që nga historia e deri te zakonet e çdo kuriozitet tjetër që kishte.
Po vazhdoj me shpjegimin për Curraj Epër :Mund të jetë një imazh i natyra dhe pemë
»-Curraj Epër që zoti i fali të gjitha bukuritë dhe resuset natyrore si në asnjë vend tjetër në kohën e kaluar është trajtuar tamam sikur të gjitha familjet të ishin ballistë dhe në kohën e demokracisë sikurë të gjithë të ishin komunistë. Po e them me disa fakte :Mund të jetë një imazh i natyra
– Në të gjithë Shqiperinë është bërë elektrifikimi me sistem linjash tensioni të lartë e në Curraj Epër është ndërtuar në vitin 1969 një H/central me ujët e lumit Curraj dhe të gjitha makineritë janë transportuar nga Qafa e Kolçit e në Curraj me krah nga fshatarët e asaj kohe. (një ndër ata njerz kontribues në transport me krah kam qënë edhe unë dhe e di mirë me çfar vuajtjesh janë sjellë makineritë që kishte pjesë që ishte me peshë deri në 21 kuintal).Një rast unikal në Shqiperi.Mund të jetë një imazh i pemë, mal dhe natyra
-Afro 250 familje Curraj Epër e Qeresh Mulaj mbetën pa rrugë makine dhe gjithë transporti që bëhej edhe për furnizimin e dyqaneve dhe nevojave për materiale të kooperativës bëhej me mushka.
-Me ardhjen e demokracisë gjithçka u privatizua, makineritë e H/centralit u konsumuan e askush nuk u kujdes për dritat elektrike për këtë fshat, rrugë makine nuk kishte dhe u vështersua jeta në këtë fshat sa nuk jetohej më dhe u detyruan që ta bragtisin krejt fshatin banorët e vet.Mund të jetë një imazh i natyra, pemë dhe mal
-Tani me forcat e kontributet e ish banorëve të ktijë fshati u hap një rrugë makine në vitin 2018, një rrugë e pa projekt por është një rrugë më e mirë se hiq.
Kjo ishte historia kryesore dhe tani po e shpjegoj pse është më e mirë se Thethi e Valbona ? :Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme
-Për nga bukuritë natyrore male,bjeshkë e pyje përngjasin me Thethin e Valbonën por Zoti kur i ka krijue i ka sistemue ma bukur, thue çdo gjë është në vendin e vet sikur të ishte ndërtuar e vendosur nga dora e njeriut me arkitekt mjeshtëror.
– Në Curraj veçoria e madhe është se siç tham në Theth e Valbonë i viziton maksimumi për 2 ditë në Curraj Epër duhen të paktën 6 ditë për të vizituar krejt këtë vënd :Mund të jetë një imazh i natyra
-Dy ditë në Lumin e Plasë që nga shtegu i Drelës, Shpella e Drelës, shpella e Kaj Shoshes, (e cila ka një histori të veçantë e të çuditshme),Shpella e Rrajzës, shpella e lumit, shpella e Boshit me stalaktide e stalagmite të ndryshme, në krahun e Kakisë shpella e Kakverrit një ndër shpellat më të bukura e më të çuditshme që kjo ndoshta mund të quhet mrekullia e tetët e botës. Maja e Baxhurrës në Kaki, Gurrat e Mirash Balës një burim tepër i bukur, gjithkund anës lumit deri te del lumi mrekulli e natyrës, Ujëvarat e prronit Ujk Buçit dhe ujëvarat dhe kanionet e prronit Gjon Marashit. Në Terlën e Ndrevatajve dy kullat e Nikë Zeqirit gati 100 vjeçare. Bjeshkët e Boshit, Derzave, Shijezës, Lugut Zajkut,Lugut Boshit, Terlën e Gjokolit,Logun e Çobanit, shpellën e Bravnikut , Lugun e Gerlës,të Ulgjonit e të Lejthizës deri te sukat e bukura të Martullosit e te Konaku i Zeqir Danit.Mund të jetë një imazh i natyra, pemë dhe mal
-Një ditë Lugun e Rrodhes. Duke kaluar nga Qafa e Qereshit e Qokajve, tek Guri i mbiruem një masiv shkëmbi mbi 500 meterkub me një vrimë të madhe në mes duke filluar nga toka, Te shpella e Borës ku zbret ortegu nga mali e shkon e hyn në shpellë dhe ka borë gjithë verës, te thepi i Krapojve që tani ka edhe shumë dhi të egra, në zharet me mjedrra e dretheza të Mbasmajes për të shkuar te ujtë e ftohtë te shpella e Mbasmajes, Te Quku i Vjetave një stadium natyror e deri në terlën e bjeshkët e bukura të Dushajve, te thepat e Kreshtës , në fushën e Rrodhes me ujt e burimit ftohtë nën mrizat e ahut, Lugut të Tahirmalajve , Lugu i Lpjeshtës, e deri në Alshinë për të zbritur te shtegu i Gerlës e me ra në fshatin Qeresh.Mund të jetë një imazh i lule, natyra dhe bar
-Një ditë në Qresh duke filluar me Gurrat e Qereshit një burim i bukur e i rrallë rrëzë malit Alshinës për tu freskuar pak e për t’u ngjitur te Shpella e Alshinës apo te Bira e Zezë siç i kemi thënë ne. Kjo shpellë është e eksploruar deri në 800 m nga i ndjeri Ndoc Mulaj me disa eksplorues italian (duhet theksuar se Ndoc Mulaj ka pajisur me shenja të veçanta bardhe kuq të gjitha rrugët e shtigjet që të çojnë në Curraj Epër) dhe ka një bukuri të rrallë e shumë gjëra të çuditshme që nga stalaktidet e stalagmidet e deri te kockat e kafshve e disa objekte të ndryshme të natyrës. Pastaj vazhdon me të gjitha ato lendina në fshatin e Qereshit që nga Patërpanxha, Tërthorja, livadhet e Zmal Avdisë, Shytëzat e për të zbriturte kullat në Qeresh të cilat pothuajse janë të gjitha një lloj, me të njëjtat planimetri ndërtimi e mbuloje.Mund të jetë një imazh i natyra, pemë dhe mal
E veçantë është Kulla e Mirash Beqës mbi njëshekullore e me përmasa të mëdhaja gati sa 3 shtepi të tjera. Zbret te Mrizat e Pap Gjeçit, ky një emër i mavriqve të cilët kan banuar në këto vende përpara se të dilnin Currajt në këto anë. Nuk mund të rrishë pa shkuar në sekullar ku ka qënë një kullë shumë karakteristike. Ecën rrugës për në Kuq, lagje e Qereshit në kodër sipër janë gërmadhat e shkollës 8-vjeçare dhe të dyqanit artikujve të ndryshëm. Në zbritje poshtë të del përpara një lagje shumë e bukur e cila është Kuçi. Me shtepi karakteristike të këtyre fshatrave. Aty është edhe Bujtina e Palë Ram Geci, e cila është e pajisur më së miri për të kaluar natën e ditën në mënyrë të rehatshme e me ushqime bio tradicionale të fshatit apo edhe mjaltin e 1001 luleve. Sipër Lagjes Kuçit janë varrezat e Marinit për Qereshin e për Kuçin. Aty janë edhe disa varre të Mavriqve të cilat shçuhen për gjatsinë e varreve dhe thonë se ata ishin shum të gjatë nga trupi.Mund të jetë një imazh i natyra dhe pemë
Nuk duhet të kalosh në Curraj pa vizituar edhe Mulajt. Një lagje e Shëngjergjit e vendosur shumë herët në këtë vënd. Shtepia në thep si kulla e Terak Sylës apo ajo që ka një bukuri të rrallë Kulla e Fasli Tahirit, e ndërtuar mbi një Thep dhe me arkitekturë shumë e veçantë. Në Mulaj një vënd i bukur është edhe Molla e Epër me shumë livadhe e me kroje me ujë të ftohtë tamam si Kroni i Salihit te shtepia e Rrustem Alisë. Në Mollën e Epër janë mbi 80 trungje dardhe e egër që janë me forma e shije të ndryshme.Kur merr rrugën për Curraj Epër kalon mbi kanionet e lumit Mulajve shumë të bukura.Mund të jetë një imazh i lule dhe natyra
Një ditë në fshatin. -Curraj Epër, e nisim me vizitat në qëndër me Kishën që është ndërtuar në vitin 1897, një objekt kulti që në vitin 1915 u përdor edhe për luftime kundra shkijeve. Aty në Sukën e Kishës është edhe Shkolla 8_vjeçare ku përpara viteve 90-të mësonin rreth 180 nzënës. Në krah të shkollës ëdht edhe bliri mbi 200 vjeçar ku në hijen e tijë bëheshin kuvendet e burrave të fshatit. Për këtë Bli dhe për këtë fshat kan shkruar e folur edhe Franc Nopça e dhe Edit’h Durham. Në qëndër të fshatit mbi lumë është ura që lidhe banorët e të dy anëve të lumit. Në ballë të Urës është Kulla e Thepit , një objekt i rrallë e i vaçantë për nga historia por tani fatkeqësisht është e shembur përgjysmë. Bukurija e ktijë fshati qëndron edhe te Lumi i Currajve që e ndanë fshatin mespërmes ujtë e të cilit është i ftohtë si bora. Ky lumë në kohën e kaluar është përdorur edhe për vaditje me të dy kanalet vaditëse në të dy anët e lumit. Është i pasur me peshk, me troftën e bardhë e me pika të kuqe ndër peshqit më të shijshëm për ushqim. Në krahun përballë Kishës janë 3 lagje. Qokajt në krahun e Drelës, Vatnikajt në mes dhe Vukajt në krahun e shkamit Forcës. Përmbi këto lagje janë plantacionet e mëdhaja të lajthive me frutat e tyre aq të shijëshme.Mund të jetë një imazh i natyra dhe pemë
Në krahun tjetër të lumit jan edhe 4 lagje të tjera, në fillim Prabibajt, pastaj Mrishaj, Ndrevatajt dhe Perpepajt. Lagje me shtepi karakteristike ashtu si në krahun tjetër të fshatit. Kullat mbit hep si Kulla e Grimc Demës dhe e Zef Grimcit. Objekte të kulturës ktijë fshati janë edhe varrezat në të dy anët e lumit.Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të jashtme
-Një ditë në livadhet e Pikut. Duke u nisur nga qëndra kalon te Kryqi i Misullave, nga Prroni i Bardhë e vazhdon rrugën drejt e te Kroni i Mlugjes vëndpushim për udhtarët që vijnë nga Rrasa e Currajve, masi freskohesh nisë rrugtimin përpjetë nga livadhet e Bathave te ato të Lejthizës, del te Quka e Cumël Jahës e shkon të pushosh te Kroni i pikut ku mund të quhet edhe «kërthiza » e Pikut. Atje janë livadhe shumë ku ka vënd për të pushuar në hijet e frashnave, ku mund të luajsh me top e llojë-llojë lojrash që praktikohen në livadhe. Vazhdon rrugën lart për te shpatet e Qafës Kokçit në pjerrtësi shumë e madhe por shumë e mahnitshme për llojet e barit e të luleve. Ecën përmbi livadhet e Mbrajës e del në Logun e N’gjatkave tjetër mrekulli e natyrës këtu për livadhet e buta,me të gjitha llojet e barit e të luleve midis tyre edhe lulet e bimët e Salepit. Pushim i këndshëm me ujë të ftohtë si bora te Kroni i N’gjatkës aty mund të hani edhe ndonjë ushqim që keni marrë me vehte duke u shijuar shumë edhe lodhja edhe uria edhe ambjenti aq i bukur e piktoresk. Që aty ose zbret poshtë nha livadhet e Mbrajëe e del mbi Prabibaj ose ecën derejt e del te Livadhi i madh mbi Mrishaj.Mund të jetë një imazh i kështjellë dhe natyra
-Këto ishin « guitat » për 6 ditë në Curraj Epër të paraqitura shumë shkurt për të mos e merzitur lexuesin.
– Në Curraj Epër akoma nuk ka as energji elektrike as sinjal telefonik të cilat janë një mungesë e madhe por nuk duhet thënë se këto ia humbin bukurinë këtijë vendit ë mrekullueshëm nga natyra.
-Në Curraj Epër janë dy bujtina. Bujtina « Got’hazuen Martin Prabibaj » dhe « Got’hauzen Ndue Mitri »Prabibaj të cilat ofrojnë për fjetje rreth 60 krevatë.Mund të jetë një imazh i lule, natyra dhe pemë
GASTRONOMIA
Këto dy bujtina shërbejnë me ushqime simbas kërkesave të klientëve që u afrohen, Ushqimet janë të gjitha bio dhe të gjitha simbas traditës që nga mishi i ferligut, mishi i zier simbas traditës, trofta e lumit Currajve, mjalti i mbi 1001 luleve aq i shijshëm e kurativ, vezët e mishi i pulës i freskët, maza e zieme me mjaltë, maza e punueme në tigan, petullat me mjaltë, djathi e kosi bio, vezët, domatet, trangujt, speci, qepa,hurdha, karrota, lakrat, nënat (labot), rukulat,patatet, panxhari i kuq, rrepat e tje. Të gjitha të prodhuera aty të freskëta për sallatra e për gjellra të ndryshme, flija, lakrori, byreku, buka e misrit, buka e grurit e gatuar aty plus asortimenteve të shoqruera me oriz, makarona, fasule e tje.Mund të jetë një imazh i pemë, mal dhe natyra
Për pije : Pija e parë është Rakia e kumbullës e prodhuar atje, rakija e manit, rakija e thanës dhe rakija e rrushit.
Është tamëlebora (qumështi i përzier me borë) për të freskuar shpirtin.
Lëngu i kajsisë, i kumbullës,i boronicës, i drethezave, i thanave, hardallitë e mollës e të dardhave.
Pastaj janë edhe llojet e verërave e të birrave që ka tregu.
Janë frutat që nga manat, qershitë, kumbullat, mjedrrat, drethëzat, manat e ferrës, boronicat, mollat e buta e të egra, dardhat e buta e të egra, lajthitë e arrat e tje.
Në Curraj janë dy tufë me dele njëra e Lulash Nikës e tjetra e Viktor Prabibajt, Viktori ka edhe një tufë me dhi plus lopëve që kanë të dy bujtinat të vetat dhe i trajtojnë me kujdes. Po kështu të dy bujtinat mbajnë edhe derra të ushqyer në natyrë me cilësi mishi shumë të lartë.
Kjo ishte edhe gastronomia kryesisht por ka edhe artikuj të tjerë që unë nuk i kam perfshirë të gjithë por gastronomia më e mirë në këtë fshat është natyra e virgjër, ajri i pastër, uji i ftohtë dhe bukuritë që të ngopin syrin e shpirtin.Mund të jetë një imazh i pemë, mal dhe natyra
Ky pra ishte Curraj Epër shkurtimisht, vëndi aq i bukur e i braktisur nga njerzit e aq më keq nga shteti i cili flet me pompozitet për zhvillimin e turizmit dhe asnjëherë nuk u kujtua as s’po kujtohet për këtë mrekulli të natyrës që po ta vizitonin njëherë pushtetarët gjërat do ndryshonin. Unë duk dua as ti fyej as ti nënëvleftësoj as Thethin as Valbonën me bukuritë e mrekullitë e tyre por po u kushtua vemendja e shtetit për Currajt e Epërm shpejt do të ndryshonin raportet e frekuntimit e të vlersimit të kësaj mrekullie të natyrës.
Unë mbetem me shpresë se Curraj Epër do ndryshojë edhe nga dora e fshatarve të vet edhe nga dora e shtetit e një ditë do bëhet ashtu siç kam unë deshirë. Do bëhet ashtu siç unë kam shkruar në librat e mija, në poezitë e mija, në këngët e mija, në shkrimet e mija :
MREKULLIA E NATYRËS SHQIPTARE.
Ndue Vatnikaj 08. Qershor 2022.

Fotot Sokol Pjetër Qokaj.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.