JEMI RREGULLSHKELES PRANDAJ BEHEMI VRASES
Humbja e ndergjegjesimit ndaj zbatimit te rregullave ne perditshneri, na ka kthyer automatikisht ne vrases te mundshem . Qe do te thote, nese analizojme sjelljen tone, shkeljet qe bejme jane teper te medha. Nisin nga ato te voglat, si psh “pije se nuk te gjen gje” e deri “ec shpejt se rruga bosh”. Ju do te rendisni me qindra raste te tjera, qe deshmojne se ne jemi kthyer ne nje popull rregullshkeles. Nje mikja ime e huaj nuk e perdor makinen ne Shqiperi, por i ‘pelqen” mungesa e zbatimit te rregullit, pasi i sjell çtensionim nga zbatimi i rregullave ne vendi europian ku jeton. Jo rralle perdorim shprehjen “e rujti Zoti”, ne vend te shprehej “E rujti robi”. Secili ndihet njeri i mire, edhe pse eshte nje rregullshkeles. Askush nuk do vriste dike, por ja qe ndodh kur shkel rregullat, siç ishte dhe rasti i policit, i cili masakroi 7 vjeçaren. Ai nuk doli nga shtepia me mendimin se do vriste nje 7 vjeçare. Shkeli rregullat dhe u kthye ne vrases. A nuk jemi ne ata qe themi sa here qe diskutojme per kaosin qe ekziston ne Shqiperi “Ketu edhe pak ndodhin!”…Njerezit ne vendin tone jo vetem qe nuk njohin rregulla e ligje, por nuk po dallojne te miren nga e keqja. Problemi nuk eshte vetem qeveritar, por nis qe ne baze, qe ne popull. Mungese totale e ndergjegjesimit per zbatim rregullash. Ai nuk eshte me pjese e mendesise. Ndergjegjesimi tek popujt e BE eshte investim shekullor nder breza. E keni te qarte se ne nuk e kemi me? Prandaj prekjet emocionale te derdhura ne rrjetet sociale per humbjen e 7 vjeçares jane “komedi” shqiptare. Mos perfytyroni se çfare do t’i kishit bere ju policit nese do i kishte ndodhur vajzes suaj. Thjesht beji pyetjen vetes A JE TI NJE RREGULLSHKELES?…