14.5 C
Tiranë
E shtunë, 28 Mars 2026

Poezi nga poetja “Lola Shehi”

DHURATA

Si ditè bajrami,
M’u gdhi nè buzè ajo kènga
Tate tate du fustan…
Ta blej tata pèr bajram…
Me kèngèn mbi buzè, zbrita nè kafenenè e lagjes
Tè njèjtèt klientè.
Me tè njèjtat veshje si çdo tè shtunè.
Rrufisin kafen 50 lekèshe ofertè mèngjesi.
Ndryshimi i vetèm,
Mungesa e vapès dhe pemèt e lara nga shiu i djeshèm.
Thèrras kamerierin tè paguaj 50 lekshin tim
– E keni tè paguar zonjè!
Shoqèroj shikimin e kamerierit dhe ndesh dy sy qè m’buzèqeshin atje tej
Ma paska paguar njè pensionist.
Ģèzuar bajramin profesor!
Paska qenè kismet njè dhuratè pèr bajram.
Mè shijoi!
Filxhani i kafesè, m’u duk mè i bukur se njè fustan.
Çohem nga kafja majègishtash
Se s’dua t’mè rrèzohen nga buzèt
Kènga e hershme dhe dhurata.
Ja!
U bèmè tre!

Lola Shehi .

“”””””””””””””

MUNGESÈ
Më lodh pa masè mungesa jote,
Arratisem kohève ku rrugètuam tè dy
Sytë e tu kërkoj udhëve të asaj bote,
Sytë e tu jeshil, marrë nga degè ulli.
Herë m’kthesh nè fllad, herë nè erë tè fortë,
Herë të ndjej gjëmim, herë të ndjej stuhi .
Pështjelluar jam, nuk e kuptoj dot,
Èshtè imazhi yt, a je vèrtetè Ti?!
Mos nxito t’ma thuash, merre me ngadalë,
Mos ma trazo shpirtin, se jam bèrè e brishtë,
Shikimi i ullinjtè, mè trazon pa fjalë,
Je deti i trazuar, ku lundroj qetësisht!…

Lola SHEHI

“””””””””””””

FAJTORJA
Ashtu në të errur, një kafe të flamosur
( Ndodh shpesh ta bëj këtë gabim)
Nata për inat, nuk paska të sosur
Kujtimet ulërasin si qiell në gjëmim.
Ca më kallkanosin, ca më ndezin flakë
Ca të tjera si shtriga më shpien skaj më skaj
Gjumi rebeluar më kthehet bumerang
Zemrës i përshpirtem, e zënë në faj.
Grindem me vargjet që s`dashkan t`më binden
S`pushojnë së qortuari e më zënë në lak
Faji rrethqerpikësh, më prangos shikimin
Syri digjet ethesh e lotin ma bën gjak.
Gabimi krekosur s`mi pranon as faljet
( Thua se jam bërë subjekt për në spak)
Ma paska qëndisur me kohë akt- akuzën
Mezi çpaska pritur që të marrë hak.
Sa asgjë u desh
Sa asgjë…
E sa pak….

Lola Shehi.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.