“”””””””””””””
Çapkënia jote.
Të kam tabllo magjike,
ndjesia më e ëmbël në botë,
trëndafil të ç’do dite…
pentagram lirik,nëë ç’do notë.
Ndriçim yllësie në zemër,
shtrat pasioni si nënkresë,
jam më e lumtura femër,
zjarrmi puthjesh,ç’do mëngjes.
Të kam tabllo magjike,
ndjesia më e ëmbël në botë,
aromë trëndafili i ç’do dite…
pentagram lirik në ç’do notë.
Buzëqesh e lumtur,si lulet në Maj,
parfum dashurie,shikimet e tua,
stoli fati,në puls lumturie të mbaj,
të kam shpirt,të Dua,të Dua !
Drithërohem në ç’do prekje…
dëshmitare kam Hënën e plot’
sërish kam vap,kam etje…
romanc’ magjike,si dje dhe sot !
Drenushë çapkëne,hijeshi në shtat,
lozonjare në ç’do përqafim…
çamarroke përkëdhelëse ç’do nat…
me ty dhe për ty ylli im !
© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara
Dt:25.07.2022