BLEDI E LIRA HIDRI FESTUAN 15 VJETORIN E MARTESËS.

Miq!
Është kënaqësi të ndash me ju momente gëzimi. Me 5 gusht Bledi e Lira me rastin e 15 vjetorit të martesës na ofruan disa orë relaksi buzë detit Adriatik, në plazhin “Spille”.
15 vite lumturi, dështime, sfida, ulje, ngjitje për këtë familje dinjitoze.
Nga martesa e tyre erdhën në jetë dy fëmijë Frenkli dhe Eliverta, të cilët kanë mbushur me dashuri e gëzim familjen e tyre.
“Sekreti i mbajtjes së një familje solide e të shëndoshë, thotë çifti, është falja, mirëkuptimi, toleranca dhe respekti për njëri tjetrin…”.
Në darkën e shtruar në mbrëmjen e 5 gushtit, me rastin e këtij përvjetori, me emocion u përcollën vitet nga dita e martesës, gëzimi kur lindën fëmijët dhe vazhdimi i rrugëtimit të jetës nga Peshkopia në Tiranë dhe më pas në Gjermani. Në Gjermani çifti ndjehet komod me punën atje. Ai ka ditur të përshtatet dhe integrohet në shoqërinë gjermane.
Trokitje gotash, urime zemre dhe ushqimi i preferuar, tek Bar Restorant “Malibu”, bëri që me rastin e këtij përvjetori martese të përjetojmë disa momente kënaqësie, buzë detit.
Jetë të lumtur bashkëshortore Bledi e Lira!
Paçi harmoni, begati, gëzim e lumturi në familjen tuaj!
Familja Basha

5 gusht 2022
URIM NË PËRVJETORIN E MARTESËS…
Kur nuse dole ti Lira
“Mos qaj”, të tha Bledi
“Sje shumë larg nga vila”,
“Te pallatet do vemi…”
Princi i kaltër që zgjodhe…
Syrin s’ta gënjeu…,
Djalë sy shqiponjë,
I ëmbël si sheqeri.
Si dy pëllumba jeni,
Paske qëllu në shenjë,
Djalë me e pi në kupë,
Punëtor e i sinqertë
Loti s’të shkoi kot,
Se jeta mirë ka ecur,
Si bleta në koshere,
Mjalt keni mbledhur.
Nexhbedin Basha