16.5 C
Tiranë
E enjte, 26 Mars 2026

Shpresa Zurnaci

MENGJEZI ME VARG

Nje fletez i shkeputa mengjesit
e zbrita ne frymezimin e vargut tim
deshta ti marr dites pak motiv per vete
e pak freski per shpirtin tim
Me vargun udhetuam deri larg
dhe frymezimin qe me ndoqi gjithandej
me diten ndiej edhe shume mall
per te shtrejtin tim atdhe
I dham edhe pak vargje poezis
te mos na ike mengjesi pa fjale
i percollem dhe pak frymezim ardheut
plote dashuri e mall

Shpresa Zurnaci

“””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person, pemë dhe ambiente të jashtme

Nënë
E di të mungoj o mbretresha ime
Sikurse më mungon dhe ti mua
Në çdo sekond je brenda zemrës sime
Por aromën tënde pranë e dua.
I dua ato duar t’i puthë magjishëm
Rrudhat nëpër ballë t’i shijoj
Rrahjet e zemrës t’i dëgjoj fuqishëm
Por ja kjo largësi na pengonë.
Ah moj nëna ime e di se më kërkon
Më do pranë të jem, aty pranë teje
E vuaj largësinë, o e shtrenjta nënë
Me vite më duket zgjat e zgjat sahati!

Më fal o nënë që s’të jem pranë

Ti pranë më do se je plakur

Të lutem , ma bëj hallall

Dhe mua smundja dhimbja më rëndon

“””””””””””””””””””””

TË KAM KËRKUAR
U ktheva gjithë dëshpërim
me shpirtin ndryrë vrer,
loti mbuloi dritën në sy
nga malli i zjarrtë m’u shter.
Të kam kërkuar pa pushim
nëpër krojet e tua,
po s’është miku yt këtu
m’u përgjigjën krojet mua.
S’është miku yt këtu
më tha i blerti monopat,
nuk është mikja m’u përgjigj
dëbora përmbi shpat.
Të huaj zërash në atë çast
i dëgjoja nga larg gjer këtu,
ma mekën frymën mua
eh, nuk është ai këtu.
O, sa kujtime pa pushim
më shkojnë nëpër mend,
përse, o mik, s’të gjeta ty
prapë në vendin tënd?

Shpresa Gashi Zurnacı

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.