MË BËN DYSHUES
Kur m’shikon, me ato sytë bukur
Me atë vështrim, paralizues
Zemrën time, ma bën të lumtur
Por më bën, dhë shumë dyshues
Nis shumë fjalë, për të thënë
Do ti shprehesh, po s’ke guxim
Më vret shum, kjo heshtja jote
Ndoshta unë, mund jem gabim
Mund të ketë, dhë një shpjegim
Për momentin, zdo t’ma tregosh
Ndoshta e ke, shumë të vështirë
Dashurinë, ta shprehish troç
Kjo dëshirë, po na mundon shumë
Qe perfaqeson, te vetmin unitet
Si une dhë ti, t’ardhur në këtë Botë
Kemi të përbashkët,nje sekret
Po ashtu dhë unë, si puna jote
Nuk kam “ku” ta mbështes kokën
Si një i marrë”e dua” dhe e kerkoj
Ku e ndjej, se kam gjithe Botën”