10.5 C
Tiranë
E shtunë, 28 Mars 2026

Mentor Isallari

FEMRA SHTRIGË
.
Femra në shekullin e 21-të
Ia arriti të zerë një vënd në shoqëri
Ku e përdori bukur “dashurinë”
Dhe diku tjetër me marifet e dredhi
.
Ajo del sot hapur
Me pistoletë në bres, mo miq
Cigaren ndezur, ballin e mban lart
S’i bën syri tërr, hiç
.
Imiton Bubulinën dhe ku di unë
Por ajo trimëresha luftoj atëhere Turkun
Kurse kjo femra e sotme
Lufton ashpër burrin e tyre të bukur
.
Aq e urren ajo burrin e saj
Sa do një orë e më parë ta futi në dhé
O femër je bërë vërtet për të qarë hallë
Mo Enver në ç’duar na lé !
.
Sa është gjallë ia ha shpirtin me gërrindë
Bashkëshortit tënd të “dashur”
Pastaj i vërsules bashkë me minjtë
Ta hash të gjallë e s’ke të ngopur
.
Po dhe kur vdes, Ai
Ti përsëri nuk e le të qetë
Shkon e ja ben varrin me hekura kluvi
Ah sa keq po më vjen për këtë të shkretë
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.