Sot në Hotel “INTERNACIONAL TIRANA” u kujtue në mënyrë madhështore njëri nga artistët më të mëdhenj që ka lindur e rritur Tropoja, një artist me përmasa kombëtare “Mjeshtër i Madh” Ali Mula.
Një organizim i përkryer, gjithashtu e dhe një dokumentar mbi një orë për jetën dhe veprën e artistit madh.
Shumë referate e leksione nga personalitete të artit e të kulturës.
Unë dua ti shkruaj disa fjalë zemre për këtë artist malësor duke iu përgjigjur pyetjes si ishte në sfond
–“Si e njoha unë Ali Mulën?
Në fillim të vitit 1973 kam filluar punë në NTSH B.Curri dhe kam qëndruar deri në vitin 1994 ku jam larguar për në Tiranë. Kam
Shkuar 21 vjeç e jam larguar 43 vjeç.
Unë gjeta dhe u njoha me qytetarët shumë qytetar e me kulturë sikur qyteti i B.Currit të ishte 1000 vjeçar.
Njoha mjekët që ishin ndoshta më të mirët e më njerzorët në Shqiperi.
Njoha mësuesit e të gjitha cikleve nga më të mirët e më të përkushtuarit për misionin e tyre fisnik të dijes e kulturës.
Njoha artistët tropojanë të gjitha roleve të artit.
Por njoha edhe një burrë fisnik, shakaxhi e humorist, mjek stomatolog shumë i mirë, artistin virtuoz të skenës, instrumentistin ndoshta më të rrallë që ka patur e ka Shqiperia për fyellin e bilbilin, virtuozin e autorin e shumë valleve nga më të bukura që ka kombi shqiptar midis tyre: “Vallja e Valbonës”, “Vallja e Rugovës”, Festë e madhe ka sot Shqiperia e shumë e shumë të tjera që i bëjnë nderë Tropojës e krejt kombit shqiptar.
Aliu u largua nga kjo jetë fizikisht por qëndron i madh e i “gjallë” në artin e kombit shqiptar aq sa është i madh mali i Shkëlzenit dhe gjithmonë veçëse rritet,
Shpirti i pushoftë në parajsë bashkqytetarit e shokut tim të mirë “Mjeshtër i Madh” Ali Mula!