13.5 C
Tiranë
E martë, 24 Mars 2026

Me penen brilante te:”Leke Imeraj”

Shemtimi i trupit dhe i mendjes.
Shemtimin e trupit, i cili nuk shqetëson dhe, nuk rrezikon askënd, mundohen t’a fshehin të gjithë.
Shemtimin e mendjes, i cili rrezikon kualitetin e jetës dhe, vetë jetën, askush nuk mundohet t’a fsheh.
Janë mësuar me shemtimin e mendjes së tyre dhe, ndjehen të lumtur. L/Im
“”””””””””””””””””””””

Gruaja në familje dhe shoqëri.
Gruaja është nënë, shoqe, punëtore, bashkëshorte. Shpesh e merr përsipër rrolin e babait, të mësuesit, të psikologut, të mjekut. Megjithatë, ka akoma njerëz që mendojnë se, rroli i gruas në familje, është gatim-pastrimi.
Ka edhe më keq. Në kulturën patriarkalo-orientale ku bëjmë pjesë në masë të konsiderueshme edhe ne bota shqipfolëse, gruaja mendohet mekinë lindëse, e fyejnë, e poshtrojnë, e detyrojnë të mbulojë kokën dhe fytyrën madje, edhe e vrasin.
Vendi i gruas, në familje, është atje, ku ajo dëshiron të jetë. Nëse doni të ardhmen tuaj dhe të kombit, lereni gruan t’a zgjedhë vetë vendin e vet. L/Im
“”””””””””””””””””””””””””

Shtatë drama, të përkthyera nga unë.
Në serin e 26 librave, të shkruar dhe përkthyer nga unë, bëjnë pjesë edhe shtatë drama.
1. Panik- nga autori finlandez-Mika Myllyaho.
2. Terror-nga autori gjerman -Ferdinand von Schirach
3. Çështje nderi- nga autori gjerman-Lutz Hübner
4. Fëmijë dëshiri-nga bashkautorët gjermanë- Lutz Hübner dhe Sarah Nemitz
5. Patriarkiu-nga autori finlandez- Juha Jokela
6. Zonja Müller duhet të ikë-nga autori gjerman- Lutz Hübner
7. Endrra të gabuara-nga autori gjerman Lutz Hübner
Drama „Terror”, u vu në skenë nga regjizori, Gëzim Kame, “Mjeshtri i Madh” , në Tiranë dhe disa qytete të vendit. Në role ishin aktorët e njohur të skenës dhe ekranit: Viktor Zhusti, Lulzim Zeqja, Eva Alikaj, Yllka Mujo, Genti Kame, Astrit Hasani.
Jam i gatshëm të bashkëpunoj me regjizorët, nëse ndonjëri është i gatshëm të trokasë tek unë.
“””””””””””””””””””””

Antikomunistët antiamerikanë.
Këta antiamerikanët shqipfolës të foltores, e mendojnë veten demokratë dhe, antikomunistë të tërbuar. Diçka nuk shkon tek ata. Antiamerikan dhe, antikomunist, nuk mund të jesh. Më shumë ngjajnë me modelin Kim Jong-un.
Lere, pa kanë ardhur edhe disa shqiptaro-amerikanë, “ekspertë” të demokracisë dhe, po emrojnë kryetar partie dhe kryeminister, pa pyetur njeri. Boboooo, çfarë bëhet në këtë Albanistan! L/Im
“”””””””””””””””””””

Kjo është dashuria…
Njeriu nuk mund t`a zgjedhë atë që dashuron. Nëse e ke zgjedhur, nuk ke marrë atë që dashuron.
Atë e vendosë dashuria. Ajo shfaqet pa të pyetur ty. Ndoshta me shikimin e parë. Edhe nga një foto në FB apo ekran. Ti u dashurove, ndoshta me atë që, nuk e ke menduar kurrë. Kaq ishte puna.
Nuk ka fare rëndësi nëse është momenti i duhur ose jo. Dashuria nuk njeh kohë. Nuk njeh religjion, shtresë sociale, rracë as nacionalitet. Nuk njeh moshë, nëse është dopjo më i moshuar se ti apo, më i ri se ti. Edhe nëse jeton në anën tjetër të botës. Nuk ka asnjë rëndësi. Shumë njerëz, meshkuj dhe femra, dashurohen në të pamundurën, në atë që janë të sigurt se, nuk e arrinë kurrë.
Kështu është dashuria. Ajo nuk të merr leje ty. Nuk kërkon asgjë nga ti. Ajo zgjedh dhe vendosë vetë. Dhe…pikë.
Po morali? Po, edhe morali ka diçka për të thënë. Morali poatriarkal, në shumë raste, është vrasësi i dashurisë.
Po xhelozia!? Aaah, hiqni dorë nga justifikimi banal se, xhelozia, është „ombrella e dashurisë“. Xhelozia është armiku më i rrezikshëm i dashurisë. Aty ku është dashuria e vërtetë, xhelozia, jo vetëm që nuk guxon të futet por, as të trokasë. Dashuria e vërtetë është besim reciprok, tolerancë dhe liri. L/Im
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.