8.5 C
Tiranë
E premte, 27 Mars 2026

Meri Mezini

“ME MERR MALLI PËR RININE”
E ndjej që jam larguar
nga rinia qe s’vjen më
vitet morrën tatëpjëten
bëj të qaj por nuk kam zë.
Me merr malli për rininë
ajo ikënt, s’kthehet më
shikoj veten ku i kam gjinjtë
ngjajnë si furka që s’tjerr më.
Për rinine kam shume mallë
këmbët e drejta s’i shoh më
ato harkun e kanë marrë
bej të qaj por nuk kam zë.
Me merr malli për rininë
pasqyra s’me vlen më
shoh rrudhat në fytyrë
ato shtohen një nga nje.
Me merr malli për rininë
për gjithçka që kam kaluar
nje jetë qenka veç një grimë
duhen dy për ta kuptuar.
(Nga MERI MEZINI)
“”””””””””””””””””

VRAPOJ NE UJRAT E VJESHTES SE LAGUR
Dua të kap rrëpirat e shiut,
ato më duken sot si litarë,
nga epshi i puthjeve tona të nxehta,
yjet në qiell unë dua ti kap.
Zjarri i buzëve të tua më dogji,
gjinjtë e mi u ndezën flakë,
vrapoja në ujrat e vjeshtës së lagur,
gjethet binin si vello mbi krahë.
Të përqafuar drejt jetës që duam,
dashuria jonë dhe shiun e ndal,
vjeshta e lagët më duket pranverë,
yjet në qiell më duken zjarr.
Dy shpirtra binjakë si lag s
kurrë shiu,
as vera e nxehtë, nuk i djeg flakë,
ata janë meteor në hapësirën e madhe
fluturojnë të lumtur në qiellin e shtatë.
nga (Meri Mezini)
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.