15.5 C
Tiranë
E mërkurë, 25 Mars 2026

Amijete Çollaku!

M’qëlloi….
M’qëlloi në jetë, të njoh njerëz
veç aparencën e jashtme, tuj lakmue…
që pasuninë e shpirtit, s’ditën me e vlerësue
e mbas titujsh, ngelën tuj vrapue…
M’qëlloj në jetë, të njoh njerëz
që me vlerat e shpirtnave të bukur, s’ditën me u shoqnue…
n’ngushticë shpirtnash, t’tyne, mbetën t’robnue
e brenda tyne vdiçën, krejt t’varfënue…..
Amijete Çollaku!
“”””””””””””””””””””””

Befas!
Befas, përballë ti m’u shfaqe
si kalë i bardhë, që zbret prej malit
me një hingërimë krejt ndryshe
ngarkuar, me bagazhet e gëzimit dhe me peshën e madhe të mallit .
Si prrushi në vatër, ndjeva zjarrin të djeg në zemër
sytë shkëlqyen si neonë, që natën ndriçojnë qytezën
dhe si shtizë e dalë nga harku,shikimin ja përcollën zemrës..
Pickova vehten, të shoh a ndjej
të kuptoj, që s’jam në ëndërr
largova botën e iluzjonit, dhe befas
dashuria mori emër!
Amijete Çollaku!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.