“””””””””””””””””””
-NË HALLKAT E GJAKUT KODUAR-
Shtigjeve mes reve kërkoj hapat e tua,
A lënë vallë gjurmë krahë-rrahjet e engjëjve?!
Një pikë shiu zbret mbi mallin tim të prushtë,
Ku je? Sillmi sytë, si dikur të t’i puth mëngjeseve…
Të kërkoj dhe pse ajër më bëhesh,
Brenda mushkërive, banor,
Refren i fshehur mes buzësh,
Që dhe ditën gri, ma bën të bukur…
Po i lë pra, të ikin zogjtë dhe retë,
S’po dal të kërkoj as gjurmët e tua,
Me frymën time po të mbaj shtrënguar,
Në hallkat e gjakut, tashmë të koduar…
-ARMENIDA-
(Nëntor 2022)
“””””””””””””””
-NË HALLKAT E GJAKUT KODUAR-
Shtigjeve mes reve kërkoj hapat e tua,
A lënë vallë gjurmë krahë-rrahjet e engjëjve?!
Një pikë shiu zbret mbi mallin tim të prushtë,
Ku je? Sillmi sytë, si dikur të t’i puth mëngjeseve…
Të kërkoj dhe pse ajër më bëhesh,
Brenda mushkërive, banor,
Refren i fshehur mes buzësh,
Që dhe ditën gri, ma bën të bukur…
Po i lë pra, të ikin zogjtë dhe retë,
S’po dal të kërkoj as gjurmët e tua,
Me frymën time po të mbaj shtrënguar,
Në hallkat e gjakut, tashmë të koduar…