8.5 C
Tiranë
E enjte, 26 Mars 2026

Ferit Hoxha

U REALIZUA GJYSMËFINALJA E FESTIVALIT TË AKTRIMIT TË RINISË SHQIPTARE- EDICIONI 6-të.Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe njerëz në këmbë

Më 19 Nëntor 2022 në ambientet e Jehonës Shqiptare Tiranë, u realizua gjysmëfinalja Festivalit të Aktrimit të Rinisë Shqiptare, Edicioni i 6-të, me pjesëmarrjen e shoqërive kulturore-artistike nga disa vende të Shqipërisë dhe Kosovës.

Në këtë gjysmëfinale u certifikuan fituesit nga Shoqata Kulturore Artistike “Jehona Shqiptare” Dega Kosovë – Dardani, me president prof. Jakup Krasniqi .

Privilegj i madh për mua të isha një ndër anëtarët e jurisë, përkrah personaliteteve të shquara të artit dhe të kulturës si:Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe njerëz në këmbë

1-z.Kliti Roshi, aktor ikonë kombëtare.

2-prof. Njazi Krasniqi, Kosovë.

3-znj. Erodita Qorkadiu Haxhu, përfaqësuese nga Ministria Kulturës Kosovë.

4-z.Ramazan Luga Xon Luga aktor humorist.

5-prof. Violeta Leta Gjoni

drejtore e personave me aftësi ndryshe.

6- Prof. Ferit Hoxha, përfaqësues Jehonës Shqiptare të grupeve artistike dega Tiranë.Mund të jetë një imazh i 9 persona dhe njerëz në këmbë

Gjthashtu në këtë festival m’u dha mundësia që në emër të Jehonës Shqiptare Dega Kosovë, të nderoj me mirënjohje të veçanta interpretuesit pjesëmarrës.
Gjej rastin të falenderoj Jehonën Shqiptare Dega Kosovë me president prof. Jakup Krasniqi, Jehonën Shqiptare me seli në Tiranë me kryetare znj. Zamira Zamira Mira Korance si dhe Presidente Nderi znj. Margarita Xhepa “NDERI I KOMBIT” që më vlerësuan me MIRËNJOHJE, “Për kontributin e dhënë në aktivitetet e Jehonës Shqiptare….”Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë
Një falenderim i veçantë shkon për konkurentët që me interpretimet e tyre na dhanë shumë emocine dhe me performancen e shkëlqyer na e letësuan edhe punën tonë si juri për t’i kualifikuar për në finalen e madhe që do të mbahet më 12 Dhjetor 2022 në Tiranë.Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë
Gjithashtu një falenderim i veçantë shkon edhe për shumë personalitete të tjera që kontribuan në mbarëvatjen e këtij evenimenti si:
– prof. Fatjon Bunga , sekretar i “Jehonës”Dardani.
– z. Gani Kryeziu , fotoreporter.
– znj. Fiorela Kofsha, përfaqësuese e grupit me aftësi ndryshe.
– znj. Lirie Stafa, kostumografe.
– znj. Bona Shehu, artiste, sekretare.
– znj. Dava Gjoka , poete
– këngëtarët z. Hysni Hoxha dhe Arben Sinoni Origjinal
-prezantuesen e gjysmëfinales Ejza Hoxha .

Duke ju uruar suksese të gjithë konkurentëve që do të marrin pjesë në finale, ju ftoj të jeni pjesë e emocioneve të pëbashkëta!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.